Shokohet gruaja: Kunati më vjen kur burri s’është në shtëpi…

Life style

Shokohet gruaja: Kunati më vjen kur burri s’është në shtëpi…

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Kam 18 vite e martuar me burrin tim. Jemi të dashuruar dhe bashkëpunojmë për gjithçka. Por patëm një problem që ende nuk ka ikur. Problemi më saktë nuk është me burrin por me kunatin. Ai ka filluar të vijë në shtëpi kur burrin e kam në punë. Herët e para nuk e mora si diçka të dyshimtë apo bezdisëse sepse sa vjen më kërkon bukë, por tani po më shqetëson shumë.

Më merr në telefon më pyet për vëllanë e tij, dhe kur i them që është në punë ose ka dalë me shokët, ai vjen pas një ore në shtëpi.  Një natë para se të flinim, i thashë burrit që kunati vjen kur nuk është në shtëpi, por ai më tha se do thjesht të kujdeset për të. Të nesërmen përsëritet historia dhe i thashë burrit që do flas me gruan e tij, ndërkohë ai më tha se gruaja nuk do më besonte e as nuk do më kushtonte vëmendje.

Kunati erdhi përsëri, kështu që unë i bëra foto makinës së tij dhe ia dërgova gruas duke i kërkuar të mos vinte më në shtëpi kur burri im, vëllai i tij nuk është në shtëpi Ajo më gjithë inat më tha se nuk  do të vinte më as ai e as ajo vetë. Pas disa ditësh ai vjen përsëri në shtëpi dhe unë menjëherë telefonova burrin dhe i thash të vinte urgjentisht se isha sëmurë. Burri erdhi në shtëpi, pa kunatin e ulur në tavolinë duke ngrënë dhe e pyet: Përse vjen shpesh kur unë nuk jam në shtëpi? Sytë e gruas dhe burrit ishin tek ai…por ai ngre kokën më sytë e përlotur thotë: Gatimet e gruas tënde më kujtojnë nënën tonë..është një aromë fiks si në shtëpinë tonë të dikurshme dhe më vjen turp të ha në shtëpinë tënde kur je ti këtu. Më falni… Gruaja ime nuk di të gatuajë.. Në këto moment u ndjeva e shokuar dhe burri më pa më qeshi me sy, puthi vëllanë dhe u nis në punë. Ok mbase e teprova me skenarin tim se ç’nuk më shkonte në mendje por nuk kam asnjë faj dhe prania e tij e shpeshtë më shqetëson disi…Si tja bëj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat