Horoskopi javor: Mësoni se a do të jenë yjet në anën tuaj dhe çfarë ju pret gjatë javës

Life style

Horoskopi javor: Mësoni se a do të jenë yjet në anën tuaj dhe çfarë ju pret gjatë javës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Lexoni se çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë, në dashuri, a do të pajtoheni me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të keni investime

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Këtë javë mënyra juaj e funksionimit del nga rutina. Jeni përplot energji kreative, andaj vetëbesimi nga dita në ditë ju rritet. Nëse do të ndodheni në rrethana që këtë javë të bëni pazar apo të nënshkruani ndonjë letër me vlerë, kini kujdes, sepse nuk është momenti i volitshëm dhe mund t’ju përvidhet ndonjë gabim të cilin më vonë nuk do të keni rastin ta përmirësoni.

Shëndeti: Dhembje e veshëve.

Dashuria: Për ju disa gjëra në marrëdhënien me partnerin nënkuptohen. Për shkak të kësaj mund t’ju shmanget rasti që personit të dashur t’i tregoni dhe ofroni më shumë se ajo që mendoni se është e mjaftueshme për vendosjen e lidhjes dashurore. Bindeni palën tjetër për të biseduar, do t’ju befasojë se sa nuk e njihni.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Jeni në formë të shkëlqyeshme, mirëpo, pa marrë parasysh këtë fakt, te ju mbisundojnë padurimi dhe nervozizmi. Ndryshueshmëria e humorit tuaj nuk është e këndshme për të tjerët, andaj janë të mundshme konflikte dhe debate të vogla. Informacionet të cilat këdo ditë do t’i merrni nuk janë udhërrëfyes se në ç’drejtim shkon zhvillimi juaj profesional. Qëndroni i përqendruar, ndërkaq humorin e paqëndrueshëm shërojeni me aktivitet fizik.

Shëndeti: Probleme me fytin.

Dashuria: Nga frika që të mos luhatni stabilitetin imagjinar, të gjitha gabimet i merrni mbi vete. Mund të bini në konflikt serioz me personin e dashur, sepse shumë gjëra janë grumbulluar, ndërkaq ju e keni mbiçmuar durimin tuaj. Zgjidhja e vërtetë për problemet tuaja është biseda e sinqertë,nga fundi i javës.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Disa situata të rëndësishme, të cilat në të kaluarën i keni lënë pas dore, këto ditë do të arrini t’i zgjidhni. Pas shpërndarjes së obligimeve do të merrni nxitje të papritur nga një person i cili deri tani asgjë nuk ka premtuar. Frenoni optimizmin e tepruar, sepse kur të jeni në situatë të vendosni për diçka të rëndësishme do të ketë rëndësi që të mendoni mirë dhe patjetër të kërkoni këshillë nga bashkëpunëtorët e tjerë.

Shëndeti: Bronkiti.

Dashuria: Jeni tepër të rreptë ndaj vetes, andaj personi i dashur nuk e ka të lehtë me ju, sepse të njëjtën gjë e prisni edhe nga ai. Provokimet tuaja mund të jenë shkëndijë për grindje serioze deri në fund të javës. Biseda cilësore dhe e sinqertë mund t’i zgjidhë disa mosmarrëveshje të cilat ju bëjnë që të verifikoni se a është ftohur marrëdhënia juaj dashurore.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Kjo periudhë, për ju, është në shenjë të punëve të vërteta burokratike. E gjitha rreth kësaj do të jetë e vështirësuar dhe e përshkuar me situata të pakëndshme. Ana e mirë e gjithë kësaj është që problemet e vogla ditore do t’ju preokupojnë dhe do t’ju zbusin nervozizmin. Veç kësaj, ekzistojnë shanse të prezantoni disa ide tuaja të reja dhe të merrni përkrahjen e eprorëve, nga të cilët pak keni pritur.

Shëndeti: Gastriti.

Dashuria: Nga partneri nuk merrni ngrohtësi të mjaftueshme sa ju është e nevojshme për këtë periudhë. Jeni tepër të ndjeshëm, andaj këto ditë do të keni marrëdhënie të ftohura. Fshehtas, diku brenda jush, akoma ruani disa kujtime. Kujtimi i dashurisë së kaluar të madhe mund t’ju turbullojë shansin që të qëndroni në lidhje.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Është kohë e volitshme për studime dhe mësim. Është e mundshme një ofertë që t’i bashkoheni një organizate vullnetare ku cilësitë tuaja do të dilnin plotësisht në pah. Megjithatë, pa marrë parasysh sfidat, mos iu nënshtroni nevojës që diçka të re të filloni, sepse nuk është periudhë e volitshme për të. Nëse organizoheni me kujdes dhe nuk i shpenzoni kot potencialet tuaja, aspektet sfiduese do të kalojnë pa telashe.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Me ndërmjetësimin e një miku ju pret një njohje e re. Pak relaksim dhe pranim i sfidave mund t’ju bëjnë mirë, mirëpo, në afat të gjatë, ju e dini që kjo nuk është për ju. Për shkak të ndryshueshmërisë së theksuar të humorit jeni edhe më shumë të ndjeshëm dhe kjo nuk është atmosferë e mirë për fillime të reja.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Këto ditë ju arrin oferta për punë plotësuese e cila aktualisht nuk ju është e domosdoshme. Arsyetim kërkoni në shpërblimin financiar, i cili, sipas mendimit tuaj, nuk e shpaguan angazhimin tuaj të cilin e investoni. Pranojeni, sepse kjo punë në afat të gjatë do t’ju shpaguhet shumë. Veç kësaj, ju hapet rasti që t’i përfundoni të gjitha obligimet tuaja të mbetura.

Shëndeti: Probleme me tretjen.

Dashuria: Partneri juaj nuk ka mirëkuptim kur është fjala për mosinteresimin tuaj për të. Bisedat e sinqerta, komplimentet dhe shëtitjet e gjata do ta ulin tensionin i cili ju ka përfshirë. Ofroni pak përkrahje dhe ngrohtësi, madje edhe nëse nuk keni gatishmëri. Mos harroni që ai ju mbron dhe ju do pa masë.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Nëse jeni të përfshirë në ndonjë formë tregtie, kjo periudhë do të jetë stresuese për ju. Ju hapen shanset që përfundimisht t’i përfundoni projektet e filluara, mirëpo e gjitha është ende vetëm çështje teorike në planet tuaja. Realizimi i vërtetë do të ishte nëse do të lidhni kontratë konkrete, mirëpo për të ende duhet të prisni. Mos e humbni durimin, për atë që punët nuk mund të përfundohen tani, nuk do të thotë që keni dështuar.

Shëndeti: Dhembje shpine.

Dashuria: Impulsi për liri personale mund t’ju çojë në hap të gabuar. Për t’i rregulluar mospajtimet pranoni propozimet e personit të dashur dhe më shumë kohë kaloni me njerëzit të cilët ajo jua propozon. Personat e lirë mund të njohin një person altruist me të cilin i pret argëtim i mirë dhe aventurë romantike.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Duhet patjetër të pranoni kompromisin nëse dëshironi të shfrytëzoni rastin e volitshëm i cili këto ditë ju arrin. Pengesa kalimtare është e mundshme, mirëpo nëse jeni të qëndrueshëm, puna të cilën tani do ta filloni ka potencial që në vazhdim t’ju shpaguhet shumëfish. Megjithatë, jini të gatshëm për atë që e gjitha do të zgjasë, sepse rezultatet e vërteta vijnë vetëm në vitet të cilat pasojnë.

Shëndeti: Pagjumësia.

Dashuria: Nevoja që me nguti ta rregulloni jetën tuaj mund t’ju çojë në veprime të pamatura. Nëse lidhja juaj dashurore ka pasur çfarëdo misteri qoftë, jini të gatshëm për atë që, këto ditë, yjet nuk janë në anën tuaj dhe që çdo fshehtësi kërcënon të dalë në shesh. Jini të kujdesshëm.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Ndryshimet e papritura do të ndryshojnë edhe rutinën e përditshmërisë suaj. Nga fundi i javës do të keni rastin që një bashkëpunëtori të vjetër t’i ndihmoni të gjejë punë. Energjia pozitive për shkak të atij rezultati të mirë do të qetësojë pak erërat e velave tuaja. Veç kësaj, këto ditë prisni informacionin në formë të vërejtjes apo dërgesës së ndonjë llogarie për të cilën tërësisht keni harruar.

Shëndeti: Ruajuni nga lëndimet.

Dashuria: Do të keni shansin të bëni për vete pak hapësirë dhe të ngadalësoni. Ritmi i cili qëndron pas jush kërkon që të ndaleni dhe të studioni veten a është kjo lidhje ajo që e dëshironi ju. Jeni të preokupuar me probleme të tjera, andaj nuk e vëreni që personi i dashur, po ashtu si e dhe ju, nuk është i kënaqur.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Informacionet e caktuara nuk arrijnë në mënyrën e duhur deri te ju, andaj nuk jeni në pozitë të mirë të shikoni të gjitha mendësitë të cilat janë të rëndësishme për vendim përfundimtar. Keni dëshira të tepërta, por nuk ekzistojnë mundësitë e duhura që t’i realizoni ato. Duhet patjetër të hiqni dorë nga diçka. Po gjurmoni çdo rast nëse do të mundeni sërish të imponoheni në ambientin tuaj të punës. Deri në fund të javës angazhimi juaj mund të shpërblehet.

Shëndeti: Rraskapitje.

Dashuria: Nevojat tuaja këto ditë kërkojnë nga partneri më shumë tolerancë dhe durim. Edhe pse ndoshta ndiheni të lodhur, humori do të ndryshojë kur nga partneri të arrijnë propozime interesante. Mos mendoni tepër për atë sa do t’ju kënaqë diçka, këtë nuk do të mund ta dini derisa të mos e provoni.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Tërhiqni një kufi serioz në çdo gjë. Po mendoni se si të jeni më efikas dhe me ndonjë inovacion ta përmirësoni situatën financiare. Është koha e duhur që të përfshiheni në aktivitete të ambientit tuaj social. Profesionalisht jeni shumë të vlerësuar, andaj këto ditë pason edhe dëshmia zyrtare për këtë. Nga fundi i javës mund të prisni lajme të pakëndshme për shkak të të cilave do të jeni shumë të brengosur.

Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.

Dashuria: Për shkak të angazhimeve intensive afariste, edhe kohën e lirë do ta kaloni duke punuar. Kjo gjoja ndarje nga partneri sjell stimulim për periudhën e ardhshme. Nëse jeni të lirë, nga fundi i javës do të jetë në horizont një njohje zyrtare me një person të cilin e njihni nga ambienti juaj afarist.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Është koha e duhur t’i pastroni të gjitha obligimet e mbetura, sepse ato ju pengojnë dhe ju ngadalësojnë në punë. Qoftë kur është fjala për resurset njerëzore apo për projektet, këto ditë ju pret një vendim i vështirë me të cilin nga ju pritet vlerësim i mirë dhe veprim i mençur. Nëse kërkoni punë, kjo javë ju sjell shansin që të hapet mundësia e një zgjidhjeje të pranueshme kalimtare.

Shëndeti: Alergjitë.

Dashuria: Jeni të përqendruar në vetveten, do të përballeni me probleme. Keni humbur atë fijen magjike e cila ju lidh, andaj koha, të cilën po e kaloni bashkë këtë javë, mund të shndërrohet në një monotoni të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat