7 sinjalet që të bëjnë të kuptosh se ke lidhje shpirtërore me dikë

Life style

7 sinjalet që të bëjnë të kuptosh se ke lidhje shpirtërore me dikë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Njerëzit që takojmë gjatë jetës tonë janë me të vërtetë shumë. Secili është unik dhe është formuar ndryshe, me disa prej këtyre ne mund të krijojmë një lidhje shumë të veçantë shpirtërore, sikur t’i kemi njohur gjithë jetën. Lidhja shpirtërore është një nga lidhjet më të fuqishme që mund të kemi me këdo. Por si mund ta identifikojmë këtë lidhje të veçantë?

Këtu janë 7 shenja që ju tregojnë se ju jeni shpirtërisht të lidhur me dikë:

Instinkti juaj ua tregon

Ju nuk e dini se si dhe pse, por dini që jeni shpirtërisht të lidhur me atë person të veçantë, pa asnjë hije dyshimi. Kur dikush është i lidhur shpirtërisht me dikë, instinkti i përgjigjet maksimumit dhe nuk ka ndonjë arsye logjike ose shkencore që mund ta shpjegojë këtë ndjenjë të mrekullueshme.

Ju ndiheni të sigurt dhe të fortë

Kur keni një lidhje shpirtërore me dikë, prania e tij ju bën të qetë dhe paqësor. Ankthi, frika dhe nervozizmi zhduken falë pranisë së këtij personi dhe kjo është gjithashtu e vërtetë për të kundërtën. Për më tepër, ndiheni shumë të fortë dhe të sigurt si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

Ju ndiheni të lirë të jeni vetvetja

Me njerëzit me të cilët keni një lidhje shpirtërore ju ndjeheni të lirë të jeni vetvetja, ndërsa në marrëdhënie të tjera ju mendoni se duhet të ndryshoni ose të mbani një maskë. Ju ndjeheni të lirë të shprehni veten pa u ndjerë të gjykuar, nuk keni asnjë shqetësim dhe nuk ka asgjë që ju pengon. Ekziston një ndjenjë e pabesueshme e çlirimit brenda dhe jashtë jush.

Duket se i njihni ata prej një jete

Kur ju mendoni se jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, ndjeni se i njihni këta njerëz prej një jete. Sigurisht që do ta keni përjetuar këtë ndjesi të paktën një herë në jetën tuaj. Tek njerëzit më të ndjeshëm mund të ndodhë që të përjetojnë regresione spontane dhe t’i kujtojnë qartë këta njerëz në jetën e tyre dhe në vende të tjera. Tek ta ka një lloj familjariteti që ju tërheq dhe brenda jush ndjeni një lidhje shumë të thellë.

Ju i besoni atyre

Nëse nuk mund t’u besoni njerëzve me të cilët keni lidhje shpirtërore, atëherë nuk mund t’i besoni askujt tjetër. Besimi që keni për ta është absolut edhe nëse jeni një person që e ka të vështirë t’u besojë të tjerëve.

Mund ta kuptoni edhe përmes heshtjes 

Heshtja është një nga metodat me të cilat dikush mund ta komunikojë kur jeni të lidhur shpirtërisht me dikë. Nuk ka nevojë të shprehësh me fjalë ndonjë emocion ose ndjenjë që ndjen. Nëse është zemërim, ankth, gëzim ose frikë, ata që kanë një lidhje të thellë shpirtërore me ju, mund ta kuptojnë gjendjen tuaj, pa patur nevojë për shumë shpjegime.

Keni biseda të thella

Bisedat që mund të keni me këta njerëz nuk janë kurrë sipërfaqësore, sepse ju jeni në gjendje të eksploroni veten tuaj të brendshme kur jeni së bashku. Bisedat bëhen me të vërtetë intensive dhe plot kuptim dhe secila prej tyre përfundon duke rritur njohuritë për veten dhe gjithçka që ju rrethon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat