Ushtrimet të cilat shpenzojnë më së shumti kalori

Life style

Ushtrimet të cilat shpenzojnë më së shumti kalori

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:50
Pamje nga video

Ushtrimet e intensitetit të fortë me të cilat mund të djegësh kaloritë dhe të forcosh barkun.

Vera është shumë afër, ndërkaq rrobat e banjës në shitore gjithnjë e më shumë i nxjerrin në shitje. Mirëpo, nuk dëshiron të shkosh të blesh rroba banje derisa të mos forcosh vithet dhe muskujt e barkut.

Në mënyrë që ta bëjmë më të lehtë të arrish cakun e dëshiruar, po ju japin këtë video me ushtrime të shkëlqyeshme në kohëzgjatje prej gjysmë ore.

Në video trajnerja e fitnesit Kelly Lee të orienton nëpër një sërë ushtrimesh të cilat do të forcojnë muskujt e barkut dhe vithet.

Fjala është për ushtrimet intensive të cilat ndihmojnë në djegien e kalorive, por i mbrojnë nyjat tuaja.

Pas ngrohjes së shkurtër, në video ekzekutohen ushtrimet e njohura si p.sh. pompat, ngritja e trupit dhe e peshave të dorës, me theksin në formën e ekzekutimit të ushtrimeve dhe të frymëmarrjes së drejtë me rastin e çdo përsëritjeje.

Video përfundon me protezat qetësues, me jogën e frymëzuar. Për fillim të ushtrimit startoni videon nga video kanali Grokker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat