Arsyet pse fëmijët flenë më mirë me babanë e tyre

Life style

Arsyet pse fëmijët flenë më mirë me babanë e tyre

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Kur vjen në jetë një fëmijë, çifti duhet të përballet me një ndryshim në rutinën e jetës së tyre; jo vetëm ditën, por mbi të gjitha natën. Momenti i gjumit mund të bëhet i ndërlikuar, veçanërisht kur fëmija nuk dëshiron të flejë dhe nëna është vërtet e lodhur. Në këtë rast ndërhyrja e babait mund të ndihmojë shumë për ta vënë fëmijën në gjumë.

Ata kanë një mendje më të qetë

Nënat kalojnë orë të tëra gjatë ditës me fëmijën, kështu që është krejt normale të jenë të lodhura gjatë natës. Etërit, nga ana tjetër, duke mos qenë me fëmijën tërë ditën, kanë një mendje më të qetë dhe mund të ndihmojnë në këtë moment të ëmbël dhe delikat.

Rëndësia e roleve

Është shumë e rëndësishme që një fëmijë të diversifikojë rolet, por edhe kohën e prindërve. Nëse ai qëndron gjithmonë me nënën e tij, kur të rritet do ta ketë më të vështirë të shkojë me të tjerët. Për këtë arsye është thelbësore përfshirja e babait në gjithçka që ka të bëjë me vogëlushin, madje edhe koha e gjumit.

Është më i qetë

Babi në përgjithësi është më i qetë se nëna. Nënat shpesh priren të jenë në ankth dhe dëshirojnë të mbajnë një rutinë të caktuar në jetën e fëmijëve; babai, nga ana tjetër, megjithëse nuk dëshiron, e prish atë. 

Transmeton siguri

Për më tepër, babai gjithashtu ka aftësinë t’i transmetojë fëmijës sigurinë, pasi ka një ulje të nivelit të testosteronit i cili është i mirë për fëmijën, por edhe për nënat.

Nëse përveç gjumit, del edhe problemi i shtratit dhe për këtë arsye fëmija juaj nuk dëshiron të flejë në dhomën e tij të gjumit, mund të vlerësoni me partnerin idenë që ta lini të flejë në shtrat me ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat