Për flokë të shëndetshme vendosni maskën e vezës, bananes dhe mjaltit

Life style

Për flokë të shëndetshme vendosni maskën e vezës, bananes dhe mjaltit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Maska e vezës, bananes dhe mjaltit është shumë e mirë për flokët tuaj.

Kjo për shkak se më nuk do të keni flokë të dëmtuara, vezët ushqejnë ato me proteina, bananja dhe mjalti do të forcojnë hidratimin natyral.

Për rezultate më të mira, aplikoni këtë maskë dy herë ose tri herë në javë.

Në një enë vendosni  1 vezë, 1 banane  dhe 3 lugë gjelle qumësht, 3 lugë gjelle mjaltë dhe 5 lugë gjelle vaj ulliri.

Të gjithë përbërësit përziejini duke u siguruar që të gjithë të jenë përzier mirë.

Më pas aplikojeni këtë maskë mbi lëkurën e kokës dhe flokët tuaj. Lëreni maskën të qëndrojë për një orë dhe pastrojeni me shamponin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat