Studim: Femrave u ndryshon humori kur pranojnë lule

Life style

Studim: Femrave u ndryshon humori kur pranojnë lule

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Padyshim se të pranosh lule nga të afërmit, kolegët ose i dashuri është gjë e mirë dhe e dashur njëkohësisht.

Tulipanë, trëndafila, margarita ose lloje të tjera të luleve mjaftojnë t’i shohësh për t’u ndier më në humor

Një studim i bërë nga Harvard University konfirmon ndryshimin e humorit të një grupi femrash që nga zgjimi në mëngjes deri në mbrëmje.

Sipas autores së këtij studimi Nancy Etcoff, është mirë të mbahet në kuzhinë gjithnjë një tufë me lule, për ta vështruar gjatë ngrënies së mëngjesit.

Rezultatet më të mira dolën tek femrat që preferonin tufën me lule pranë vendit ku hanin mëngjesin.

Këshillohet që lulet të vendosen në kuzhinë për të ‘neutralizuar’ rrëmujën e cila krijohet në këtë ambient.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat