Fjalët që nuk duhet t’i thoni asnjëherë partnerit nëse e keni larg

Life style

Fjalët që nuk duhet t’i thoni asnjëherë partnerit nëse e keni larg

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Lidhjet në distancë janë problematike.

Është e vështirë të mbash një lidhje kur gjysmën tënde më të mirë e ke larg. Mirëpo, asgjë nuk është e pamundur nëse mes jush ka dashuri. Ajo çfarë të bëni është të keni durim dhe të mos e thoni fjalën e fundit të parën. Komunikimi është baza e çdo marrëdhënie. Prandaj duhet të keni parasysh këto këshilla, në mënyrë që të mos e lëndoni partnerin me fjalë kur ai ndodhet larg jush. Janë disa fjalë që duhet të mateni mirë përpara se t’ia thoni:

Gjeje zgjidhjen

Të gjithë e dinë se kur dy persona që duhen janë larg, i merr malli për njëri-tjetrin. Pra, kjo situatë është e njëjtë për të dy. Mos e vini partnerin me shpatulla pas murit në kërkim të një zgjidhjeje për situatën tuaj. Edhe ju duhet të përpiqeni që të gjeni një zgjidhje të mirë për ju. Jepini pak kohë.

Ty nuk të merr malli për mua

Kur njerëzit mërziten thonë gjëra që nuk i mendojnë. Mos i thoni të dashurit tuaj që atë nuk e merr malli për ju, pasi nëse nuk do ta merrte malli, nuk do të mundohej fare për ta mbajtur një lidhje në distancë.

Kjo lidhje nuk do të funksionojë

Të gjithë kanë dyshime të mëdha se si do të përfundojë një lidhje në distancë, do të ketë bashkim apo ndarje? Duhet të mendoni pozitivisht dhe t’ia përcillni këtë frymë edhe partnerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat