Vetëm në shtëpi që nga mosha 13-vjeçare

Life style

Vetëm në shtëpi që nga mosha 13-vjeçare

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Sapo t’i bëjnë 13 vjet, fëmijët janë të gatshëm që më gjatë të jenë vetëm, sepse atëherë mund të gjenden dhe të reagojnë në mënyrën e drejtë në situatat e paparashikuara

Megjithatë, nuk është e rekomandueshme që çdo ditë dhe shumë gjatë të jenë vetëm.

Në cilën moshë fëmijët munden vetë të qëndrojnë në shtëpi?

Prindërit e punësuar, të cilët nuk kanë ndihmë nga të tjerët, kujdesen se a do të shkojnë nga shkolla drejt në shtëpi, si do të gjenden, a dinë të reagojnë pa panik në rrethana të paparashikuara.

Psikologët theksojnë që vogëlushët e moshës parashkollore nuk janë të aftë të qëndrojnë vetëm, pa kujdesin e të rriturve.

Mund të qëndrojnë vetëm nga mosha 10 vjeç për disa orë, mirëpo me ambientimin paraprak, ashtu që prindërit të shkojnë deri në shitore apo diku në afërsi, mirëpo jo më gjatë se gjysmë ore.

Pa kujdesin e të vjetërve arrijnë vetëbesimin, përgjegjësinë dhe shkathtësinë e të gjeturit.

Megjithatë, nuk është e rekomandueshme që çdo ditë dhe shumë gjatë të jenë vetëm, sepse prindërit nuk mund të dinë se çfarë bëjnë, ndërkaq në afat më të gjatë në njëfarë mënyre bëhen edhe “rebelë”, duke konsideruar që munden çdo gjë vetëm dhe që këshillat nuk u nevojiten.

Prandaj mësoni që patjetër të paraqiten kur arrijnë nga shkolla, që dyert e hyrjes gjithmonë t’i mbyllin, ndërkaq çelësin ta mbajnë në vend të sigurt.

Nëse kanë frikë nga vetmia, duhet të hapin televizorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat