Kaçurrelat po t’i prish ujit i detit? Zbulo super maskën me mjaltë, që i rikthen shkëlqimin flokëve tuaj!

Life style

Kaçurrelat po t’i prish ujit i detit? Zbulo super maskën me mjaltë, që i rikthen shkëlqimin flokëve tuaj!

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:19
Ilustrim

Deti është një stres më vete sidomos kur flokëve tanë i heq shkëlqimin, butësinë dhe volumin.Kjo vjen kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës, që ka uji i detit.

Për këtë arsye rekomandohet një kurim i vazhdueshëm ndaj flokëve, për të parandaluar dëmet që mund të bëhen të mëdha, të tilla si çngjyrosja, djegia e flokët, thatësia apo rënia e flokëve.

Një maskë natyrale në të tilla raste. Kjo maskë rekomandohet të aplikohet dy herë në javë maksimumi.

Do ju nevojitet:

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë vaj kokosi

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Në një tas kombinoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.

Aplikojeni maskën duke filluar nga rrënja e deri tek majat e flokëve.

E lini të veprojë për 1 orë.

Në fund i shpëlani flokët si zakonisht me shampo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat