Si të humbni peshë pa shkuar në palestër – top këshillat nga trajneri personal

Life style

Si të humbni peshë pa shkuar në palestër – top këshillat nga trajneri personal

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:20
Ilustrim

Dëshironi të humbni peshë por nuk keni kohë apo financa të mjaftueshme të shkoni në palestër?

Ose ndoshta thjesht nuk ju pëlqen të shkoni në palestër?

Epo ka disa mënyra tjera se si mund të humbni peshë pa pasur nevojë të shkoni në palestër.

Trajneri personal Elliot Upton ka treguar top katër këshillat që ju ndihmojnë të humbni peshë.

Ecja

Ecja është mënyrë e mirë për të humbur peshë – është falas dhe efikase.

Trajneri personal beson se ecja dhe aktivitetet e përditshme, siç janë punët e shtëpisë dhe luajtja me fëmijët nënvlerësohen kur bëhet fjalë për humbje të peshës.

Humbja e peshës nuk është vetëm t’i shpenzoni 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) dhe pastaj ta kaloni tërë ditën duke qëndruar ulur.

Elliot rekomandon të filloni pak dhe pastaj pas një kohe të shkurt të mundoheni t’i bëni 10,000 hapa në ditë.

Dieta

Fatkeqësisht nuk mund të humbni peshë nëse jeni duke konsumuar më shumë kalori sesa që jeni duke djegur.

Trajneri rekomandon shujta që kanë sasi të larta të proteinave, por që kanë pak kalori dhe janë të mbushura me vlera ushqyese.

Ushtrimet e rezistencës

Elliot beson se ushtrimet e rezistencës për të paktën tri herë në javë janë të domosdoshme.

Ai thotë se këto ushtrime ju ndihmojnë ta përmirësoni masën muskulore, të digjni yndyrë, ta rritni shkallën metabolike dhe ta përmirësoni kontrollin e sheqerit në gjak.

Ushtrime të tilla që mund t’i bëni në shtëpi janë squat, ngritjet në hekur, pompat, plank, etj.

Ushtrimet HIIT

Elliot i rekomandon ushtrimet me intervale të intensitetit të lartë sepse kanë shpenzim më të lartë të energjisë sesa ushtrimet më të lehta.

Ai rekomandon të bëni ushtrime të tilla dy-tri herë në javë, ndërkaq programin që jua rekomandon është ky:

– 20 sekonda vraponi sprint sa më shpejt që mundeni
– 60 sekonda ecni ngadalë, merrni frymë dhe rikuperohuni

Këtë përsëriteni 10 herë dhe merr kohë më pak se 15 minuta.

Secilën javë shtojeni një rund ekstra për ta sfiduar trupin dhe për ta rritur shpenzimin e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat