Përdoreni menten dy herë në javë dhe qeset poshte syve do jenë një histori e vjetër! - Bota Sot
Përdoreni menten dy herë në javë dhe qeset poshte syve do jenë një histori e vjetër!

Life style

Përdoreni menten dy herë në javë dhe qeset poshte syve do jenë një histori e vjetër!

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:02
Ilustrim

Nëse shikoni se ju janë krijuar rrathë të zinj poshtë syve, me siguri nuk e keni hidratuar trupin ashtu siç duhet. Çdo problem me shëndetin tonë manifestohet tek lëkura dhe qeset e zeza poshtë syve janë një problem estetik aspak i këndshëm.

Tri këshilla kryesore:

Pini shumë ujë

Flini gjumë mjaftueshëm

Konsumoni shumë fruta, sidomos ato që përmbajnë vitaminë C.

Një ilaç popullor?

Përpos maskave të zakonshme me patate, apo kastravec, një tjetër alternativë janë gjethet e mentes.

Përbërësit:

10 gjethe mente

1 filxhan ujë të ngrohtë

Udhëzime:

Gjethet e mentes shtypen mirë dhe përzihen me ujë, në mënyrë që të formohet një pastë. Aplikojeni poshtë syve dhe e lini të veprojë për 15 minuta.

Lajeni fytyën me ujë të bollshëm dhe aplikoni pak krem hidratues.

Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...