Shprehitë e njerëzve të pasuksesshëm që duhet t’i injoroni

Life style

Shprehitë e njerëzve të pasuksesshëm që duhet t’i injoroni

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

A mendoni se do të bëheni të suksesshëm vetëm duke i kopjuar shprehitë e njerëzve tjerë? Në këtë rast, suksesi vërtet se do të ishte i lehtë.

Sipas ekspertëve, esenca është të përpiqeni t’i shmangni shprehitë që ju bëjnë të pasuksesshëm.

Prandaj, më poshtë e keni listën me gjërat që njerëzit e pasuksesshëm i bëjnë.

Flasin e nuk bëjnë

A e dini çfarë është më mirë sesa të flisni për diçka? Ta bëni atë!

Në vitin 2010, Derek Sivers kishte prezantuar dëshmi shkencore duke treguar se të flisni për qëllimet që i keni është diçka anti-produktive.

Këtë e shohim në jetë reale dhe në rrjete sociale: “Jam duke stërvitur për maratonë”, “jam duke filluar një biznes”.

Por, duhet ta keni parasysh se të dëshironi të vraponi një maratonë dhe ta vraponi atë janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Prandaj, bëhuni dikush që i bën gjërat dhe jo dikush që flet për to.

Shpenzojnë kohë me “humbës”

Shpenzoni kohë me dështaka dhe i tillë do të bëheni!

Dëshironi të bëheni person ‘fit’? Rrini me njerëz ‘fit’.

Njerëzit e thithin energjinë e njëri-tjetrit.

E urrejnë çdo gjë

Në veçanti njerëzit e pasuksesshëm i urrejnë njerëzit që janë duke bërë punë të mirë.

Mos u bëni person i tillë, por dhuroni njerëzve dashuri sepse kjo nuk do t’ju vret.

Nuk i dëgjojnë tjerët

Njerëzit e pasuksesshëm e duan vetveten. Të jemi të sinqertë, të gjithë e duam vetveten por, nëse jeni të pasuksesshëm, ju e doni vetëm veten.

Nuk mësojnë

Mësimi është një prej gjërave më të vështira në botë. Nuk është befasi se shumë njerëz nuk lexojnë libra, nuk e përfundojnë shkollën dhe nuk mësojnë nga gabimet e tyre.

Heqin dorë lehtë

Kjo mund të përmbyllet me një thënie nga Thomas A. Edison, “Dobësia jonë më e madhe është se heqim dorë. Mënyra më e sigurt për të pasur sukses është që gjithmonë të provoni vetëm edhe një herë më shumë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat