Pse duhet nisur punën herët?

Life style

Pse duhet nisur punën herët?

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Nuk ka rëndësi se sa vonë ju punoni në zyrë, menaxheri dhe shefi juaj do të vlerësojë atë më të hershmin që ka filluar punën.

Ky është studimi i fundit i përfunduar nga Universiteti i Washingtonit. Hulumtuesit kryen një eksperiment më 149 çifte të mbikëqyrësve dhe të punësuarve. Menaxherët vlerësuan gjithë orët e punës duke marr çdo gjë në konsideratë për secilin pjesëmarrës.

Ndërkaq si përfundim i këtij studimi doli të jetë se mbikëqyrësit perceptuan punonjësitë e vonshëm të zyrës, si punëtor më pak të ndërgjegjshëm.

Këto perceptime nuk sjellin aspak ndryshime edhe nëse punëtorët e vonshëm punojnë në numër të njëjtë të orëve sikurse të tjerët.

Sipas studimit edhe punëtorët duhet të krijojnë stilin e veçantë të tyre të punës. Mbikëqyrësit gjatë këtij hulumtimi asnjëherë nuk menduan negativisht për punëtorët që startonin punën e tyre në zyrë për të paktën 15 minuta më herët madje punëtorët e hershëm i konsiderojnë si tejet pozitivë, shkruan Lifehacker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat