Mënyra Todai e ecjes: Shëtitni kështu shtatë minuta në ditë dhe do të shihni se si zhduken kilogramët

Life style

Mënyra Todai e ecjes: Shëtitni kështu shtatë minuta në ditë dhe do të shihni se si zhduken kilogramët

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:04
Ilustrim

Ky lloj ecjeje është shpikur posaçërisht për ata të cilët nuk i duan palestrën dhe pajisjet për ushtrime, mirëpo vërtet dëshirojnë të humbin peshë

Provojeni dhe trupi juaj gjithmonë do të jetë në formë. Nëse nuk jeni tip sportiv, ju këshillojmë që të ecni.

Shëtitja e zakonshme apo sa më shumë ecje këmbë mund t’i bëjë çudira trupit tuaj.

Stili Todai i ecjes

Ecja në stilin Todai është ushtrim i tillë i cili aktivizon komblikun, shpina është e drejtë, ndërkaq stomaku i tërhequr. Trupi bëhet më i lëvizshëm dhe më elastik.

Përmirëson metabolizmin, zorrët janë të stimuluara në atë masë që kryejnë perfekt funksionin e tyre.

Që javën e parë, kur filloni ta praktikoni stilin Todai të ecjes, rezultatet do të jenë të dukshme, madje në pjesën e stomakut dhe përreth belit (shtresat yndyrore do të hollohen), do të nxisni tendosjen e kërdhokullave, si edhe ngritjen e vitheve.

Si ecet në stilin Todai

Për fillim patjetër duhet të qëndroni drejt. Të drejtuar ashtu filloni të ecni, mirëpo në atë mënyrë që të ngrini gjunjët lart (në pjesën e belit).

Ecja Todai të rikujton goxha marshimin, por që nuk e ka atë goditjen e fuqishme të këmbëve në tokë.

Qëllimi është që të tendosen muskujt e këmbëve, stomakut dhe vitheve dhe që butësisht të godisni me këmbën tjetër në tokë.

Vazhdoni të ecni sikur jeni duke marshuar dhe me atë rast duke u kujdesur të mbani ritmin. Japonezët në këtë mënyrë ecin plot shtatë minuta.

Stili Todai i ecjes mundëson zvogëlimin e peshës dhe arritjen e vitalitetit të lartë të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat