Sjelljet tipike të personave që tradhtojnë

Life style

Sjelljet tipike të personave që tradhtojnë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:03
Ilustrim

Ndonjëherë, njeriu nga i cili më së paku e presim të na tradhtoj dhe të na thyej zemrën, faktikisht përfundon duke na lënduar më së shumti. Dhe, ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë të vërehet një tradhtar, ka disa sjellje të cilat i kanë thuajse të gjithë tradhtarët.

Tradhtarët nuk kanë dëshirë që partneri t’ua shoh telefonin

Kur partneri vazhdimisht e mban telefonin me vete, qoftë edhe kur janë duke ecur në dhomë apo vazhdimisht janë duke e fshehur personin me të cilin po komunikojnë, kjo është shenjë shumë e keqe.

Pavarësisht se tradhtojnë, ende bëjnë seks me partneren aktuale

Ndryshe nga çfarë mendojnë shumica e njerëzve, tradhtarët nuk ndalojnë së bëri seks me partneren aktuale.

Papritmas fillon t’ju akuzojë për tradhti

Nëse partneri fillon t’ju akuzojë për tradhti pa ndonjë arsye të vërtetë, atëherë ka shumë shanse se janë duke u ndjerë fajtorë për diçka që kanë bërë vet.

“Një herë tradhtar, gjithmonë tradhtar”

Nëse kanë tradhtuar më herët, ka shumë shanse që do ta përsërisin veprimin e tyre.

Flirtojnë me shumë njerëz

Nëse partneri flirton vazhdimisht me të tjerë, kjo është shenjë shumë serioze.

Tradhtarët i shmangin telefonatat e partnerëve

Nëse partneri është larg dhe nuk përgjigjet në telefon, ndonjëherë me orë të tëra, kjo gjithashtu është shenjë serioze. Besojuni instinkteve tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat