Pesë shenja të pagabueshme se ju mungon dashuria prindërore

Life style

Pesë shenja të pagabueshme se ju mungon dashuria prindërore

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 17:21
Ilustrim

Ndjenja e mungesës së dashurisë së prindërve dhe mosrespektimi i tyre me vetëdije ose jo, mund të jetë një ngarkesë e tmerrshme për njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre.

Shpesh, njerëzit nuk e pranojnë këtë ndjenjë për shkak se mendojnë keq për prindërit e tyre. Por kjo ndjenjë nuk mund të shtypet dhe ajo gjithmonë do të kthehet.

Para së gjithash, ne duhet të sqarojmë se çfarë është "pakujdesia emocionale".

Termi është shumë i qartë, thonë psikologët.

Fëmijët lihen pas dore nga ana emocionale kur prindërit nuk arrijnë t'i përgjigjen sa duhet apo si duhet ndjenjave të tyre.

Nëse kjo mungon te fëmijët, mund të ndodhë vuajtje dhe konfuzion i madh tek ata.

Shpesh është një ndjenjë që thjesht nuk largohet. Gjithashtu, ndjenjat e fajit mund të lindin.

Pesë shenjat se ju mungon dashuria prindërore:

- Ndjenjë e vazhdueshme e parehatisë

- Keni frikë të vareni nga të tjerët

- Keni pamje joreale të vetvetes

- Ju nuk keni dhembshuri për veten tuaj - por keni shumë për të tjerët

- Ndihesh fajtor, i turpëruar dhe i zemëruar me veten tënde

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat