Horoskopi i parave, njihuni me shenjat më kursimtare të zodiakut

Life style

Horoskopi i parave, njihuni me shenjat më kursimtare të zodiakut

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:39
Ilustrim

Të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithsecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit.

Demi

Paraja dhe demët kanë një marrëdhënie utilitare. Demi përdor paratë, por edhe paratë e përdorin demin. Ka demë që përdoren shumë kollaj nga paratë, por pjesa më e mirë e tyre dinë si t’i menaxhojnë ato. Kursejnë në masë të moderuar, por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Virgjëresha

Të lindurit në këtë shenjë janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Virgjëreshat nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Bricjapi

Kjo shenjë është një ndër më puntoret. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat