Tri arsye për shkak të të cilave macet janë mbrojtës të vërtetë të shëndetit tonë

Life style

Tri arsye për shkak të të cilave macet janë mbrojtës të vërtetë të shëndetit tonë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:13
Ilustrim

Është interesante që anëtarët e familjes të cilët kanë ndonjë kanakar shtëpiak janë të lidhur ndërmjet vete dhe shumë më lehtë dhe më shpejt i zgjidhin konfliktet

Po ashtu, kanakarët plotësojnë nevojën e njeriut me prekje, butësi dhe përkëdhelje, gjë që posaçërisht u mungojnë të moshuarve dhe njerëzve të vetmuar.

Hulumtimi i institutit australian Becker Medical Research, i cili ka përfshirë rreth 6.000 të intervistuar, ka treguar që njerëzit të cilët mbajnë kanakarë shtëpiakë mesatarisht kanë shtypje më të ulët të gjakut dhe vlerë të ulët të kolesterinës në gjak, andaj në atë mënyrë janë më pak të ekspozuar rrezikut nga infarkti dhe nga sëmundjet e tjera të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Gërhitja shëruese e maces

Vërtet, ai tingull specifik jo vetëm që qetëson, por edhe na kthen në kohët e kaluara kur shtëpia pa mace dhe vatër ishte e paimagjinueshme.

Kur kemi pasur më pak të mira materiale dhe më shumë qetësi psikike, koha dukej pafundësisht e gjatë – derisa në shporet kërcëllinte zjarri, në llambën e vajgurit dridhej flaka, jashtë binte dëborë, ndërkaq macet qetësisht gërhisnin…

Zvogëlon stresin

Vibracionet të cilat i prodhon macja derisa gërhet veprojnë si qetësues në sistemin nervor të njeriut dhe kështu qetësojnë. Në atë mënyrë zvogëlohen tensioni i përditshëm dhe niveli i stresit. Mirëpo, gërhitja e maceve nuk është gjithmonë e njëjtë.

Pas shumë hulumtimeve, shkencëtarët kanë arritur deri në përfundimin që gërhitja dallon kur është fjala për kënaqjen apo megjithatë për paralajmërimin e pronarit për sëmundje të caktuar. Dhe kur tashmë e ndieni sëmundjen, gërhitja e maces varet nga lloji i sëmundjes, theksohet në një studim i cili merret me këtë fenomen.

E përshtatshme për astmatikët

Konsiderohet që frekuencat e gërhitjes së maces janë shëruese edhe për organet e frymëmarrjes, nga të cilat më së shumti dobi kanë astmatikët.

Ekzistojnë dëshmi të astmatikëve kronikë të cilët kanë marrë mace pikërisht për sëmundje të tillë, se ata atëherë në masë të madhe kanë zvogëluar sasinë e barnave. Natyrisht, kushti është që të mos jeni alergjikë në qimet e maces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat