Disa mënyra të thjeshta shtëpiake për të luftuar rrudhat e ballit - Bota Sot
Disa mënyra të thjeshta shtëpiake për të luftuar rrudhat e ballit

Life style

Disa mënyra të thjeshta shtëpiake për të luftuar rrudhat e ballit

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Vijat në ballë nuk janë më shenja të moshës. Ngarkesat e përditshme dhe lodhja mund t’i krijojnë vijat e padëshiruara, jashtë çdo kontrolli. Mund të jenë thjesht shenja të detyrave dhe shtimit të përgjegjësive.

Nuk është shumë e këndshme të dallosh shenjat e plakjes nëse nuk je e përgatitur. Shumë prej jush mund të kenë kërkuar për disa zgjidhje natyrale kundër këtyre vijave në fytyrë. Dhe ato ekzistojnë. Le të zbulojmë teknikat më të përhapura për heqjen e rrudhave nga balli.

Heqja e rrudhave të ballit bëhet edhe pa botoks. Ato duken sikur nuk do ikin kurrë në fillim, por mundet me kohë dhe durim. Ja disa këshilla të thjeshta që do ju ndihmojnë të gjitha ju që po kërkoni mënyra natyrale për të hequr rrudhat.

Masazh me vaj ulliri- Merr vaj ulliri ekstra të virgjër. Duhen vetëm pak pika rregullisht. Masazho zonën rreth rrudhave me vaj të ngrohtë ulliri nga poshtë lart për dhjetë minuta.

Vaj liri- Vaji i farave të lirit ëshë mënyra më e mirë e përkohshme kundër rrudhave të ballit. Rrudhat do zhduken nëse konsumon 2 ose 3 lugë gjelle vaj liri për dy javë. Edhe vaji i recinit ka të njëjtin efekt.

Xhel Aloe Vera me të bardhën e vezës- Si Aloe Vera dhe e bardha e vezës janë burime të vitaminës E, që njihet si vitamina e rinisë. Bëj një pastë me dy përbërësit dhe vendose butësisht mbi ballë. Mbaje pastën pesëmbëdhjetë minuta dhe laje me ujë të ngrohtë për rezultatet e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...