Në trend janë kapelat

Life style

Në trend janë kapelat

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Pos që mbrojnë nga dielli, këta aksesorë i japin shije të veçantë stilit tuaj, duke e bërë më mashkullor

Detaj i pashmangshëm i cili do ta plotësojë imazhin tuaj këtë verë është kapela, apo versioni i saj i stilizuar – kapuçi me kind të lëshuar, pikërisht ashtu çfarë keni bartur në fëmijëri.

Pos që mbrojnë nga dielli, këta aksesorë i japin shije të veçantë stilit tuaj, duke e bërë më mashkullor.

Femrat nuk mund e të mos vërejnë kalimthi pjesëtarët e gjinisë mashkullore me kapele në kokë, të cilët përnjëherë asociojnë në kauboj nga filmat western.

Kur tashmë në atë mënyrë tërhiqni vërejtjen e të tjerëve, përpiquni që të tregoheni në dritën më të mirë, përkatësisht gjeni modelin dhe ngjyrën e cila ju rri më së miri.

Te kapelat hit i pashmangshëm është kombinimi teget-bardhë, ndërkaq stilistët këtë verë tërheqin vërejtjen edhe në ato ngjyra rëre, si edhe në të gjitha nuancat midis së gështenjtës dhe ullirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat