Njihuni me shenjat e horoskopit, që nuk dinë si ‘ta mbajnë’ lekun në xhepin e tyre

Life style

Njihuni me shenjat e horoskopit, që nuk dinë si ‘ta mbajnë’ lekun në xhepin e tyre

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Dashi

Ata e kanë si argëtim shpenzimin e parave. Dashi mund të shpenzojë shuma të mëdha parash për të marrë atë që do edhe në rastet kur nuk ja mban xhepi. Duke qenë impulsivë shpesh ata marrin vendime blerjesh sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi shumë rrallë ndodh që të pendohen për atë që kanë blerë. Edhe kur mund të kursejnë nuk dëshirojnë ta bëjnë. Atyre u pëlqen të jetojnë një jetë që shkon përtej mundësive të tyre.

Luani

Luani është shenja më pak me këmbë në tokë sa u takon shpenzimeve. Ata e adhurojnë luksin dhe shpenzojnë shumë edhe për personat të cilët u qendrojnë afër. Shpesh shpenzojnë edhe paratë që nuk i kanë, janë mësuar që të marrin shpesh hua. Gjithsesi janë shumë të zotë në krijimin e mundësive për të nxjerrë disa fitime ekstra. Edhe pse mund të kenë fitime nën mesataren, ata do t’ju krijojnë iluzionin e të pasurit një jetë luksoze duke përdorur kartën e kreditit.

Peshorja

Shpenzimi është vesi i tyre më i keq. Shpenzimi i parave ndër të tjera është edhe tundimi më i madh i Peshores. Ato shpesh e humbin toruan dhe shpenzojnë shumë më shumë nga sa u mban xhepi. Kanë tendencë që të shkojnë gjithnjë pas produkteve të shtrenjta dhe nuk u intereson që do t’u duhet të kursejnë shumë pas blerjes së madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat