Truket që ju ndihmojnë ta mbani sa më gjatë ngjyrën e marr nga plazhi

Life style

Truket që ju ndihmojnë ta mbani sa më gjatë ngjyrën e marr nga plazhi

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Bëni një muaj plazh dhe në tetor nuk keni asnjë grimë ‘ngjyrë çokollate’ në lëkurë? Epo, nuk mjaftojnë vetëm kremrat e mirë që përdorni, duhet të kujdeseni edhe më pas, që nxirja të zgjasë. Me ca këshilla të vogla mund t’ia dilni të keni ngjyrë të bukur lëkure. Si?

Ushqyerja

Ushqyerja e mirë, me të gjitha frutat e perimet e stinës është e rëndësishme përpara dhe pas ekspozimit në diell. Më të dobishmet janë frutat ngjyrë portokalli si pjeshka, kajsitë apo pjepri. Frutat e thata dhe vaji i ullirit janë po aq të nevojshëm për shkak të vitaminës B dhe E. Zakonet e mira në tryezë nuk do ju lënë asnjëherë në baltë.

Mos bëni dushe me ujë të nxehtë

Së pari duhet të shmangni ‘zhytjet’ e gjata në vaskë dhe të praktikoni dushet e shpejta me ujë relativisht të ftohtë.

Mos përdorni sfungjerin dhe zgjidhni shampon e duhur

Së pari duhet të dini që edhe zgjedhja e shampos ka rolin e saj. Prania e alkoolit në të apo aromave të shtuara, ndikon në zbehjen e ngjyrës. E mira është të përdorni vajrat esencialë dhe, në çdo rast, të mos e fërkoni trupin me sfungjer apo të bëni scrub-e të ndryshme. Nëse ju janë bërë të domosdoshme, atëherë zgjidhni pastruesit e lëkurës pa grimcat që depërtojnë thellësisht në të.

Përdor vajrat e duhur

Përzierjet e vajrave nuk do të të ndihmojnë vetëm për të ruajtur ngjyrën por edhe për të pasur lëkurë të shëndetshme që do të bjerë menjëherë në sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat