Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Life style

Sa minuta duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Ushtrimi ‘plank’ me të vërtetë se funksionon. Në fakt, një studim i fundit, i kryer nga shkencëtarë prestigjiozë, ka zbuluar se ushtrimi ‘plank’ i ushtron muskujt e barkut në mënyrë më efektive sesa barkoret tradicionale dhe, ende më mirë, nuk jua dëmton shpinën.

Sidoqoftë, dilema kryesore rreth këtij ushtrimi është se sa gjatë duhet të qëndroni në pozitën ‘plank’ gjatë stërvitjeve.

Dhe, sipas studimeve të fundit, përgjigja mund të jetë e kënaqshme për shumicën.

Sipas profesorit dhe specialistit të shpinës, Stuart McGill, përgjigja është vetëm 10 sekonda.

McGill, në një intervistë për ‘The Telegraph’, ka thënë se do të korrni përfitime nga ky ushtrim edhe nëse i bëni tri intervale nga 10 sekonda, në vend se të qëndroni më gjatë.

Por, jo gjithkush pajtohen me këshillën e profesorit. Benji Tiger, trajner fitnesi, në një intervistë për ‘The Independent’ ka thënë se në pozitën plank duhet të qëndroni nga 30 sekonda deri në një minutë.

Por, sipas tij, nëse e bëni ushtrimin me intervale, atëherë mund të qëndroni në atë pozitë nga 20 sekonda secilin interval. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat