Kujdes: Lumturia e të tjerëve shqetëson njerëzit e palumtur - Bota Sot
Kujdes: Lumturia e të tjerëve shqetëson njerëzit e palumtur

Life style

Kujdes: Lumturia e të tjerëve shqetëson njerëzit e palumtur

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Asnjëherë mos e shpërfillni mbrojtësin tuaj, sepse lumturia e të tjerëve është një burim zilie dhe i mërzit njerëzit që nuk janë të lumtur, i bën ata të pakëndshëm dhe përpiqen ta vjedhin. Asnjëherë mos e ngatërroni lumturinë me qetësinë, e para është një ndjesi e çastit e lidhur me diçka pozitive, ndërsa e dyta është një gjendje mendore më e zgjatur në kohë.

Lumturia e të tjerëve shqetëson njerëzit e pakënaqur

Sa herë ju ka ndodhur të jeni veçanërisht të lumtur dhe pasi t’ia keni shprehur këtë gëzim dikujt, në kthim keni marr vetëm një përgjigje indiferente? Me sa duket personi në fjalë po kalon një periudhë pakënaqësie ekstreme dhe është i mërzitur të dëgjojë gëzimet e të tjerëve.  Njerëzit negativë e përjetojnë lumturinë e të tjerëve si një siklet. Arsyeja? Ata e kanë zili.

Ata nuk mund ta pranojnë që të tjerët mund të jetojnë një jetë të plotë dhe të lumtur ndërsa torturohen nga pakënaqësia e përjetshme. Ata irritohen nga lumturia e të tjerëve sepse u kujton atyre dështimet e tyre. Por zilia nuk është gjithmonë një ndjenjë negative

Kuptimi i zilisë së shëndetshme

Në fakt, ekziston një lloj zilie pozitive dhe e shëndetshme në një mënyrë të foluri dhe kjo është ajo që njerëzit e përjetojnë kur stimulojnë vetë-përmirësimin e tyre. Kur dëshira për të arritur një qëllim i bën ata të punojnë shumë dhe i ndihmon ata të rriten.

Zilia destruktive, nga ana tjetër, është tjetër gjë. Është kur ata ndiejnë dëshirën për t’i dhënë fund lumturisë së të tjerëve, kur angazhohen të zvogëlojnë gëzimet e të tjerëve, kur ata shikojnë me një mos interesim absolut sukseset e të tjerëve. Për të mos përmendur ata që e ekzagjerojnë para suksesit të një personi të lartë, sikur t’i përkisnin atij ose të ishin vjedhur prej tij. Por kjo nuk është rruga e duhur për të ndjekur, shkatërrimi i të tjerëve nuk do t’i përmirësojë ata. Këto emocione negative vetëm sa do ta përkeqësojnë gjendjen e tyre shpirtërore. Ata do të hedhin benzinë në zjarrin që vjen nga pakënaqësia e tyre dhe do të tërheqin më shumë errësirë që do t’i bëjë ata të bien edhe më tej në humnerë.

Përpjekja për të vjedhur dritën e të tjerëve nuk ju kthen shkëlqimin

E vetmja mënyrë për të dalë nga ky tunel i errët është të përpiqesh, të bësh një ekzaminim të ndërgjegjes për të kuptuar se çfarë nuk shkon me jetën tuaj. Në këtë pikë, pas këtij momenti të dhimbshëm, ata mund të përpiqen të ndryshojnë ekzistencën e tyre. Vetëm atëherë ata do t’i shikojnë fitoret e njerëzve të tjerë në një mënyrë tjetër. Vetëm atëherë ata do të ndalojnë ta konsiderojnë suksesin e të tjerëve si humbjen e tyre.

Mos harroni, sekreti është vetëm një: kushtojini më shumë vëmendje rrugës tuaj, përqendrohuni më shumë në rrugën tuaj. Lumturia vjen për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat