Format më efektive të kardios për humbje të peshës – vrapimi nuk është fare në listë - Bota Sot
Format më efektive të kardios për humbje të peshës – vrapimi nuk është fare në listë

Life style

Format më efektive të kardios për humbje të peshës – vrapimi nuk është fare në listë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve i urrejnë ushtrimet kardio. Ato na djersitin shumë e na bëjnë të qajmë – në veçanti vrapimi.

Fatkeqësisht, kardio është pjesë kruciale e regjimit të fitnesit – jo vetëm për djegien e kalorive, por edhe për përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Nëse nuk jeni vrapues natyral, me siguri se ideja për të vrapuar ju duket ferr në veti.

Por, fatmirësisht ka disa forma tjera të ushtrimeve kardio që janë po aq efektive për formësimin e trupit sa vrapimi.

Ekspertët e fitnesit kanë treguar se çiklizmi, noti dhe ushtrimet me intervale me intensitet të lartë janë format më të mira dhe më efikase të ushtrimeve kardio.

Përveç këtyre, ata rekomandojnë edhe kikboksin sepse ndihmon në tonifikimin e trupit, rritjen e qëndrueshmërisë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...