Pesë mënyra si t’i ujitni lulet derisa jeni në udhëtim

Life style

Pesë mënyra si t’i ujitni lulet derisa jeni në udhëtim

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Kur planifikojmë udhëtimin një ndër brengat kryesore është se çfarë do të bëhet me gjërat që i lëmë në shtëpi, posaçërisht me lulet të cilave u nevojitet kujdesi i vazhdueshëm

Ju propozojmë zgjidhje të thjeshta dhe të pakushtueshme të cilat do t’u ndihmojnë bimëve që ta mbijetojnë mungesën tuaj.

1. Baza nga gurët

Gjeni një tabaka të vjetër dhe radhisni një shtresë gurësh në të. Qitni ujë derisa pothuajse t’i mbulojë gurët dhe radhisni saksitë me fund të shpuar në tabaka.

2. Shishet

Përdorni shishe qelqi apo plastike si rezervuarë uji. Vendosni pranë saksisë, shpejt ktheni shishen dhe mbulojeni së paku dhjetë centimetra në dhe, pranë bimës.

Më parë merrni kapak plastike, shpojeni në dy-tre vende. Shishen mbusheni me ujë dhe mbylleni me kapak.

3. Peshqir i njomur

Vendosni peshqirin në vaskë apo në lavaenë dhe njomeni me ujë. Pastaj radhisni saksitë. Bimët do të thithin ngadalë ujin nga peshqiri nëpërmjet vrimave në fund të saksive.

4. Gazeta të vjetra

Nëse nuk keni peshqirë të vjetër apo nuk dëshironi të sakrifikoni të rinjtë, lavaenën apo tabakanë mund të mbështillni me gazeta të njomura.

5. Konopi apo lecka

Mbushni enën me ujë dhe vendoseni afër saksisë, në atë mënyrë që të jetë pak e ngritur në krahasim me të. Në enë vendosni skajin e konopit apo të leckës së vjetër (të cilën më parë e keni prerë në shirita dhe e keni mbështjellë), ndërkaq skajin tjetër futeni në saksi.

Pambuku lehtë do të thithë ujin dhe do ta qarkullojë deri te bimët tuaja. Saksinë mund ta vendosni mu mbi enën me ujë, ndërkaq shiritat t’i fusni nëpërmjet vrimave në fundin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat