7 arsye pse duhet të bëheni bionde, të paktën një herë, ashtu si Nora dhe Xhensila

Life style

7 arsye pse duhet të bëheni bionde, të paktën një herë, ashtu si Nora dhe Xhensila

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 06:18
Nora dhe Xhensila

Vajzat e dinë shumë mirë që të ndryshosh 'look' ndonjëherë është e domosdoshme për t'u ndjerë mirë dhe ndryshe. Të ndryshosh ngjyrën e flokëve nuk është e thjeshtë dhe kërkon shumë guxim. Koha perfekte për të guxuar është pa dyshim vera dhe stina e nxehtë është stina e biondeve (pa u ndjerë të diskriminuara bunet). Flokët biondë lidhen me verën, diellin dhe lumturinë. Po ashtu, ata të tregojnë më të ëmbël, prandaj të gjitha vajzat duhet ta mendojnë si opsion çeljen e ngjyrës së flokëve gjatë verës. Ekzistojnë nuanca bionde pafund dhe çdokush mund të gjejë atë që i përshtatet me tiparet e veta. Edhe këngëtaret shqiptare, Nora Istrefi dhe Xhensila Myrtezaj kanë vendosur të shndërrohen në bionde së fundmi dhe duhet të themi që duken më bukur se kurrë.

Nora ka eksperimentuar shpesh me ngjyrat e flokëve, por kjo i shkon jashtëzakonisht shumë.

Image

Ndërsa për sa i përket Xhensilës, nuk e dimë nëse i ka paruke, por dimë të themi që duket si një kukull Barbie.

Image

Nëse Xhensila dhe Nora nuk iu kanë bindur ne po ju japim disa arsye se pse duhet të bëheni bionde të paktën një herë në jetën tuaj.

1. Flokët biondë ju tregojnë sexy, të sofistikuar, të pasur dhe misterioze.

2. Çfarë do të shkonte më shumë se asgjë në botë me lëkurën e nxirë nga plazhi? Sigurisht që flokët biondë.

3. Një bionde tërheq gjithmonë vëmendje.

4. Ngjyra bionde i tregon me më shumë volum flokët, sado të hollë të jenë ata.

5. Është vërtetuar se flokët biondë ndihmojnë në rritjen e humorit, vetëbesimit dhe i bëjnë vajzat të ndihen më tërheqëse.

6. Po ashtu, ata jua bëjnë më të thjeshtë mbulimin e thinjave.

7. Disa statistika tregojnë se biondet rezultojnë më të suksesshme në aplikimet për punë sesa brunet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat