Para se t'i lyesh, përgatiti flokët me këto dy mënyra - Bota Sot
Para se t'i lyesh, përgatiti flokët me këto dy mënyra

Life style

Para se t'i lyesh, përgatiti flokët me këto dy mënyra

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 06:21
Ilustrim

Edhe pse i lyejmë flokët prej shumë kohësh, shumë nga ne ulen te karrigia e parukieres pa u përgatitur siç duhet më parë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dyshimet që kemi kohë pas kohe për ngjyrën, por edhe për faktin që flokët kanë nevojë për përgatitje. Për të pasur rezultatet që dëshirojmë, është më mirë të bashkëpunojmë me parukieren. Do të ishte idale të shkonin në sallon me flokët e përgatitur për sulmin e produkteve kimike që çdo ngjyrues shakton. Ja si t’i përgatisim.

Këshilla 1. Përdor vaj kokosi, katër ditë para bojës. Nëse dëshironi t’i hapni flokët, pra të kaloni nga një nunacë më e  mbyllur në një më të hapur, mund t’i parapërgatisni 4 ditë para se të shkoni në parukeri me një maskë me vaj kokosi. Vaji i kokosit ka një efekt të shëndetshëm në flokë. Edhe më mirë nëse përdorni vaj të pastër dhe organik. Aplikojeni 4 ditë para bojës, lëreni një natë të tërë dhe në mëngjes, hiqeni duke e larë  një ose dy herë me shampo.  

Këshilla 2. Mos i lani flokët tri ditët para se të shkoni te parukierja. Pas maskës me vaj kokosi, mos i lani më flokët, por shkoni me flokë të papastër prej tri ditësh.

Kjo është një mbrojtje natyrale për flokët dhe lëkurën e kokës. Nga maska me vaj kokosi lëkura e kokës nuk do të acarohet aq lehtë nga produktet kimike, duke i mbrojtur dhe reduktuar efektin e bojës në flokë.

Sigurisht, mund të bëni një maskë edhe nëse nuk keni ndërmend të hapni ngjyrën e flokëve. Vetëm mirë bën.

Nëse flokët janë të yndryshëm dhe nuk mund të qëndroni tri ditë pa i larë, bëjeni maskën aq ditë përpara sa flokët mund të rezistojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...