Përpara se të zgjidhni fustanin e nusërisë, njihuni me katër llojet e copave dominuese

Life style

Përpara se të zgjidhni fustanin e nusërisë, njihuni me katër llojet e copave dominuese

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Materiali i përdorur në fustanin e nusërisë luan një rol të rëndësishëm kur vjen puna te gjetja e stilit që ju përshtatet më shumë…

Tekstili i fustanit mund të ndikojë në formën e tij, çmimin apo edhe vetë siluetën tuaj, ndaj nuk duhet anashkaluar në asnjë mënyrë kur të bëni zgjedhjen e rëndësishme.

Ju pëlqejnë copat e forta dhe të strukturuara, ato të derdhurat, apo të butat pa peshë? Cilado zgjedhje ndikon drejtpërdrejt stilin e fustanit tuaj të nusërisë.

Më poshtë kemi renditur materialet kryesore të përbërjes së fustaneve dhe me anë të tyre do të kuptoni se cila është ajo që vërtetë doni dhe që përputhet më shumë me shijet tuaja.

1. Mikado

Image

Mikado është një tip sateni, më i trashë se mëndafshi origjinal, shifoni apo sateni tipik dhe është perfekt për vajzat që do të donin një fustan të strukturuar.

Ky material është i duhuri për siluetat në formë A ose ato “trumpet”, të ngushta deri tek vithet e me hapje poshtë.

2. Tyli

Image

Tyli është ndër më të preferuarit për fustanet e nusërisë, një material transparent i përbërë nga najloni, mëndafshi, poliestra apo fibra të tjera.

Shtresat e tylit krijojnë një pamje voluminoze të frymëzuar nga përrallat dhe janë ideale për fustanet e princeshave.

Fundet e tylit janë zakonisht të kombinuara me dantellë, temina apo qëndisje në pjesën e bustit në mënyrë që fustani të duket i plotësuar gati për mbrëmjen e rëndësishme.

3. Krepi

Image

Krepi është copa ideale për t’u derdhur bukur pas trupit dhe është zgjedhja më e mirë për vajzat që dëshirojnë një fustan që ekspozon format trupore.

Krepi është përdorur më shumë për nuset që dëshirojnë një pamje jo-tradicionale, veçanërisht ato që pëlqejnë kombinezonet në ditën e tyre speciale. Vajzat që pëlqejnë dukjen minimale, gjithashtu duhet të zgjedhin këtë material për fustanin e tyre.

4. Dantella

Image

Një ndër materialet më të përdorura për fustanet delikate të nusërisë.

Ju sigurisht që e dini sesi duket dantella, por a e dini se ka disa lloje dantellash që kanë karakteristika të veçanta të cilat e bëjnë çdo fustan të duket ndryshe?!

Cilëndo të zgjidhni, fustani juaj i nusërisë do të jetë i pakohë dhe perfekt nëse dëshironi një dukje klasike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat