Një mik është një thesar që duhet ruajtur dhe mbrojtur

Life style

Një mik është një thesar që duhet ruajtur dhe mbrojtur

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një thënie e vjetër dhe e njohur thotë se “kush gjen një mik gjen një thesar”: dhe kjo është mëse e vërtetë. Miqësia është një shtyllë e jetës sonë dhe një mik është një dhuratë e vërtetë që ne ia japim vetes, e bërë me ndershmëri, besim dhe origjinalitet.

Miqësia është një marrëdhënie e përkrahjes dhe inkurajimit të ndërsjellë, në të cilën defektet tolerohen dhe pranohen pa kushte, pa marrë parasysh rrethanat. Një harmoni unike, një mirëkuptim plot dashuri që i jep kuptim jetës sonë.

Një mik është një thesar, i cili duhet të ruhet dhe mbrohet. Miqësia e vërtetë nuk ka nevojë për virtyt: është një përzierje e bukur e ngjashmërive dhe dallimeve që na bashkon.

Një mik është një dëshmitar i jetës sonë, i asaj që na ndodh. Ata janë pasqyra në të cilat ne mund të shohim reflektime bazuar në dashuri dhe respekt. Ata arrijnë të na japin më të mirën dhe i njohin anët tona negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat