Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë se sa mendoni - Bota Sot
Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë se sa mendoni

Life style

Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë se sa mendoni

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

A ju ndodhë që ta dyshoni inteligjencën tuaj?

Këtu gjeni disa shenja që mund të tregojnë se jeni gabim. Shanset janë që të paktën 2 nga këto shenja do i keni të përbashkëta.

Keni marr mësime për muzikë

Studime të shumta tregojnë se të mësoni të luani ndonjë instrument muzikor ndihmon në zhvillimin tuaj sidomos nëse keni mësuar kur keni qenë fëmijë. Një nga këto studime pretendon se vetëm një muaj të mësimit mund të ndihmoj 4-6 vjeçarët të përmirësojnë ndjeshëm rezultatet e testimit dhe ia bëjnë studimin më të lehtë, raporton “Bright Side”.

Jeni fëmijë më i madh në familje

Një studim interesant kanë sugjeruar se fëmija më i madh në familje kanë përparësi mesatarisht më të larta kur bëhet fjalë për IQ në krahasim me vëllezërit dhe motrat e tyre më të vogla.

Jeni në formë trupore

Në vitin 2006 u krye një hulumtim i çuditshëm. U zbulua një lidhje interesante: Sa më i madh të jetë beli i një personi, aq më të ulëta janë aftësitë njohëse të atij personi.

Jeni ushqyer me gji si bebe

Shkencëtarët nga Britania dhe Zelanda e re, kanë studiuar më shumë se 3000 fëmijë dhe kanë gjetur se ata që janë ushqyer me gji si fëmijë kanë pranuar pothuajse 7 pikë më shumë në testet e inteligjencës.

Ju keni lexuar që kur keni qenë fëmijë

Keni lexuar që kur keni qenë fëmijë? Shanset se ju jeni të mençur janë të mëdha. Studimet kanë treguar se këta fëmijë të cilët kanë lexuar që nga koha e hershme kanë shënuar pikë më të larta në teste.

Ju shqetësoheni shpesh

Shume studime janë duke vërtetuar se personat që shpesh shqetësohen për gjëra, mund te jetë shenjë e intelegjencës.

Jeni kurioz

Një profesor i psikologjisë se biznesit të Universitetit të Londrës kanë ardhur në përfundm se kurioziteti është një karakteristike e rëndësishme për inteligjencën e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...