Tradhtia e një mikeje është më keq se fundi i një dashurie

Life style

Tradhtia e një mikeje është më keq se fundi i një dashurie

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Fundi i një miqësie është vështirë të tretet, ndoshta më shumë se kur një mashkull të lë. Sepse një mike është motra e jetës që keni zgjedhur.

U ka ndodhur nga pak të gjithëve, por kur vjen radha jote, ajo dhemb. Madje edhe më shumë se kur përfundon një histori dashurie. Mikja që ju tradhton dhe ju zhgënjen, është një dhimbje e madhe. Sepse një mike është motra e jetës që keni zgjedhur.

Nuk mund të bëni gjë tjetër, veçse të ndjeni dhimbje dhe zemërim, duke menduar për gjithçka që keni bërë për të, dhe sigurisht jo për të fituar, por sepse e doni atë. Të gjitha herët që ke dalë me të vetëm për ta shpërqendruar për shkak të një momenti të vështirë. Të gjitha herët që ajo ka qarë mbi supet e tua për një dashuri të mbaruar.

Sa herë ke vrapuar drejt saj, sepse kishte nevojë. Të gjitha herët që e keni bërë për të qeshur apo edhe kur keni dashur të tregoni të vërtetat e pakëndshme për të mirën e saj. Apo kur e ftoje në shtëpinë tënde, i jepje hua rrobat, ndoshta edhe paratë. Ose kur ndryshuat planet tuaja, sepse i dashuri i saj e la, dhe ti i bëre pushimet me të. Dhe tani pyesni veten: si mund të sillet kështu? Si mund të ta kthejë shpinën? Si nuk mund të jetë më e rëndësishme ajo që ka qenë gjithçka mes jush?

Gjithë fajin e ka zilia

E megjithatë ndodh. Arsyeja numër një: zilia. Vjen një i dashur i ri, një qëllim që keni arritur dhe ajo jo (një punë, një shtëpi ose fëmijë, janë vetëm disa shembuj) dhe kjo ndryshon balancën mes jush. Ajo është xheloze, ndihet e lënë mënjanë. Dhe kaq mjafton që të zhduket. E pra, edhe nëse jeni e sëmurë, mbani mend se një mikeshë si kjo, është më mirë ta humbasësh se sa ta gjesh.

Nuk ka qenë kurrë mike e vërtetë

Pastaj ka nga ato që janë thjesht mikesha të shtirura. Fëlliqësira të vërteta. Janë ato që flasin keq pas krahëve tuaj, ndërkohë që i keni mbrojtur gjithmonë me shpatë, janë ato që mashtrojnë të dashurin tuaj dhe pastaj bëjnë viktimën (“Por dashuria jonë e vërtetë, nuk është një arratisje”, thonë ato duke u dridhur sikur t’i justifikonte kjo gjë), ato që kritikojnë mënyrën tuaj të jetesës, apo që për një mike të re i kthejnë shpinën asaj historikes.

Ato që ia mbathin kur ke nevojë

Dhe së fundi, por më të këqijat, janë ato që nuk dinë të jenë të lumtura me lumturinë tuaj dhe ato që, kur keni nevojë, ju kthejnë shpinën. Ato quhen mike të lulediellit: kthehen vetëm kur jeni më mirë dhe gjithçka kthehet gëzuar dhe lehtë. Ato nuk duan të qani në shpatullat e tyre, ato që me të vërtetë nuk duan që trishtimi i të tjerëve t’i prekë. Dhe nëse një mike shfaqet në momentet nevoje, këto janë më shumë gjarpëresha se kushdo tjetër. Është e vërtetë ajo që, nganjëherë duhet të kesh frikë më shumë nga miqtë se sa nga armiqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat