Thënie romantike për t’ia dërguar partnerit

Life style

Thënie romantike për t’ia dërguar partnerit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:09
Ilustrim

Një mënyrë e mirë dhe falas për t’i treguar partnerit se sa shumë e vlerësoni është t’ia dërgoni disa thënie romantike.

Dhe, në rast se jeni shtjerrë nga inspirimi, atëherë më poshtë e keni një listë me thënie të cilat mund t’i zgjedhni.

– “Në buzëqeshjen tënde shoh diçka më të bukur sesa yjet” — Beth Rewis

– “Dashuria jote shndritë në zemrën time njësoj sikurse dielli që shndritë mbi Tokë” — Eleanor Di Guillo

– “Çdo ditë të dua më shumë, sot më shumë se dje dhe më pak se nesër” — Rosemonde Gerard

– “Ndoshta kemi qenë miq së parë e pastaj dashnorë. Por ndoshta kështu janë dashnorët” — Andre Aciman

– “Nëse do të më duhej të zgjedhja mes frymëmarrjes dhe të të dashuruarit ty, atëherë do ta përdorja frymëmarrjen e fundit për të treguar se të dashuroj” — DeAnna Anderson

– “Pavarësisht se ku kam shkuar, gjithmonë e kam ditur rrugën për t’u rikthyer te ti” —– Diana Peterfreund

– “Para se të kam takuar ty nuk e kam ditur se çfarë do të thotë ta shikosh dikë dhe të buzëqeshësh pa ndonjë arsye” — Panjohur

– “Pavarësisht se nga çfarë përbëhen shpirtrat tanë, shpirti i tij dhe i imi janë të njëjtë” — Emily Bronte

– “Të kam parë se je i përsosur, dhe kështu jam dashuruar në ty. Pastaj të kam parë se nuk je i përsosur dhe të kam dashuruar edhe më shumë” — Angelita lim

– “Krejt çfarë kam dashur ka qenë të jem shoqja jote; të jem e dashura jote ka qenë ajo çfarë kam ëndërruar” — Valerie Lombardo

– “Nuk të dashuroj për atë se kush je, por për atë se kush jam unë kur jam me ty” — Elizabeth Barrett Browning.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat