Si ta merrni atë që dëshironi nga partneri juaj?

Life style

Si ta merrni atë që dëshironi nga partneri juaj?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Mungesa e komunikimit mes dy partnerëve është fajtori kryesor për shumë zënka, madje edhe për ndërprerjen e lidhjes dhe martesave. Pas një dite të gjatë dhe të keqe, është e vështirë të fokusoheni tek kërkesat e partnerit. Por eskspertët sugjerojnë se në situatat e përditshme duhet të shërbeheni me këto truqe.

1.Të lutem dhe faleminderit 

Tingëllon demode, por fjalët “të lutem” dhe “faleminderit” hapin shumë dyer të komunikimit. Askush nuk dëshiron të urdhërohet dhe prandaj nëqoftë se doni diçka nga partneri juaj, si për shembull t’i hudhë mbeturinat ose të bëjë ndonjë gjë për ju, parashtrojeni pyetjen në mënyrë të sjellshme dhe pa nervozizëm. Ai do të reagojë më mirë ndaj kërkesës suaj nëse e vendosni dorën tek shpatulla e tij. Meshkujt reagojnë ndaj prekjeve.

2.Tregoni me shembujt tuaj

 Femrat gjithmonë kanë probleme me parregullsinë e partnerëve të tyre të cilët shpesh herë pas vetes dinë ta lënë një rrëmujë, ndërsa në kuzhinë enë të pa lara dhe mbetje ushqimesh. Në vend se ta kritikoni, tregojni atij se çfarë kërkoni. Meshkujt duan të kryejnë punë dhe t’i përmbushin gjërat që ua kërkoni. Pajtohuni me faktin se ju dhe partneri juaj dalloni në atë se çfarë e vlerësoni si estetike dhe se ajo që për ju është parregullsi për atë është krejtësisht e pajtueshme.

3.Pranoni para tij sinqerisht dëshirat tuaja 

Mos mendoni se meshkujt e kanë të qartë përse kërkoni prej tyre t’i kryejnë disa aktivitete. Përkundrazi, shpjegojni atij se për ato punë duhet fuqi fizike të cilën ju nuk e keni. Tregojni qartë dëshirën tuaj dhe ai do ta plotësojë sepse dëshiron që t’ju shohë të kënaqur.

4.Shpërblejeni për sjelljen e mirë

 Kur t’i përmbushë kërkesat që keni shpërblejeni me një darkë romantike ose me diçka tjetër që do ta kishte gëzuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat