Manikyr magnetik, tendencë për këtë verë

Life style

Manikyr magnetik, tendencë për këtë verë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Nuk keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për manikyrin magnetik? Bëhet fjalë për tendencën e re të kësaj vere, qe do i pëlqejë vajzave të cilave u pëlqen shumë të kenë një stil unik dhe shumë origjinal. Manikyri magnetik është përbërë nga disa pjesë të vogla metalike që mund të përdorni për të krijuar dizajnë unik dhe efekte vërtetë origjinale.

Falë një “magneti”, para se manikyri të thahet, mund të vizatoni valë por dhe shumë forma të tjera në thonjtë tuaj.

Do ju mjaftojë që të afroni magnetin tek thonjtë tuaj dhe ta lëvizni në mënyrë që të keni vizatime të çdo lloji. Kjo u është dedikuar atyre femrave që i duan efektet e veçanta në thonj dhe manikyret e metalizuar.

Përdorimi i tij është shumë i thjeshtë , nuk do bëni gjë tjetër përveçse të vendosni një bazë transparente në thua dhe më pas manikyrin tuaj magnetik. Lëvizni magnetin për të pasur efektet e dëshiruara . Më pas prisni sa të thahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat