Nëse e ke partnerin tullac, je një vajzë me fat për këto arsye - Bota Sot
Nëse e ke partnerin tullac, je një vajzë me fat për këto arsye

Life style

Nëse e ke partnerin tullac, je një vajzë me fat për këto arsye

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:17
Ilustrim

Për shumë burra, të mos pasurit flokë është një temë e ndjeshme: ata mund të ndjehen sikur janë më pak tërheqës dhe mashkullor. Sidoqoftë, një hulumtim i kryer së fundmi ka treguar se nuk ka asnjë arsye për një qëndrim të tillë vetë-shkatërrues. Burrat pa flokë perceptohen më shpesh si më të sigurt, të zgjuar dhe mbizotërues.

Mirëpo, pse ekziston ky mendim dhe çfarë “përfitimesh” sjell fakti që nuk keni flokë?

Djemtë tullacë perceptohen të jenë më dominues nga shoqëria

Një studim i kryer nga Profesori Dr Frank Muscarella nga Universiteti Barry tregoi se burrat tullacë perceptohen si më dominues në krahasim me meshkujt e tjerë. Studiuesit zbuluan se megjithëse njerëzit i shohin burrat me flokë si më tërheqës fizikisht, meshkujt tullacë kanë më shumë të ngjarë të perceptohen si me një status më të lartë shoqëror.

Sipas studimit të kryer, burrat tullacë vlerësohen nga njerëzit si më të ndershëm, inteligjentë dhe mashkullorë. Gjithashtu njerëzit kanë tendencë t'i shohin burrat tullacë si më të fortë, dominues dhe të suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...