Përse vjehrra është gjithmonë e hidhëruar me nusen, ndërkaq babai me djalin

Life style

Përse vjehrra është gjithmonë e hidhëruar me nusen, ndërkaq babai me djalin

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Si i shpjegojnë shkencëtarët shkaktarët e konfliktit midis të rriturve dhe fëmijëve?

Konflikti ndërmjet prindërve dhe fëmijëve është i pashmangshëm.

Gjeneratat e reja gjithmonë sjellin në dyshim mënyrë e jetesës së të vjetërve, ndërkaq të vjetrit, nga ana tjetër, janë të pakënaqur me të rinjtë: me zgjedhjen e tyre të jetës, partnerit, shoqërisë…

Ekzistojnë disa teori të cilat e shpjegojnë këtë fenomen:

Sipas Frojdit, gjenerata e re e meshkujve ka konkluzionet e veta për femrat, ndërsa baballarët e tyre shohin ndryshe.

Babai do t’ia kishte zgjedhur djalit gruan krejtësisht ndryshe, gjë që gjithmonë do të çojë në konflikt.

Baballarët do t’ua tregojnë gabimet, ndërkaq djemtë do të argumentojnë që ata nuk kanë të drejtë.

Dhe më vonë vjen deri te kompleksi klasik i Edipit. Situata është përafërsisht e njëjtë ndërmjet femrave: nëna ndien që vajza e saj tashmë është rritur dhe është e gatshme t’i përkasë një mashkulli. Atëherë vjen deri te frika më e madhe e nënës, sepse e di sa është i rëndësishëm ky moment në jetën e vajzës së saj.

Asnjë mashkull nuk është mjaftueshëm i mirë për vajzën e saj! Te secili sheh atë “dellin” i cili do t’ia shkatërrojë vajzën e saj… Çdo fjalë e nënës e godet vajzën e cila mbrohet, sepse ka përshtypjen që po e sulmon e ëma…

Natyralisti Konrad Lorenz, fitues i Shpërblimit të Nobelit, hendekun e gjeneratave e ka vërejtur edhe në natyrë. Në të vërtetë, ai ka theksuar që zogjtë i tallin të vegjlit e tyre nëse befasisht vendosin të qëndrojnë në strofullin e prindërve, ndërkaq kanë kaluar kufirin e caktuar të moshës.

Sipas tij, pothuajse e njëjta gjë ndodh edhe te një numër i llojeve të kafshëve (pos atyre të cilat jetojnë në grupe).

Lorenz thekson që konflikti shpërthen për shkak të asaj që kafshët ndiejnë që ekzistenca u është rrezikuar. Të rinjtë i mposhtin të vjetrit, të vjetrit mbrohen duke sulmuar…

Për këtë shkak këshillë për prindërit është që të bëjnë njësoj si edhe zogjtë: t’i ndjekin të rinjtë e tyre nga strofulli.

Sepse të gjithë do të luftojnë për territorin e vet, mendimin e vet – ky është ligj i natyrës. Të gjithë kërkojnë vendin e vet nën Dielli.

Nëse vjen deri te konflikti, natyra shtazore dhe ligjet biologjike mbisundojnë, andaj është e pashmangshme grindja: vjehrra ndihet që nusja tani po merr rolin udhëheqës të femrës në familje dhe për këtë shkak e sulmon – mbron territorin e vet.

Ndërsa nusja gjithashtu ka instinktin që të mbrohet, andaj vjen deri te grindja.

Zgjidhjet janë kufijtë qartë të definuar. Mos më ngacmo – nuk do të të ngacmoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat