Çiftet duhet të përgatiten deri në dy vjet para se të bëhen prindër

Life style

Çiftet duhet të përgatiten deri në dy vjet para se të bëhen prindër

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Çiftet që duan të bëhen prindër duhet të rregullojnë stilin e jetës së tyre deri në dy vjet para se të fillojnë të përpiqen për një fëmijë, ka paralajmëruar një ekspert.

Tre muajt, që këshillohen zakonisht, nuk janë të mjaftueshëm nëse çiftet fillojnë me peshë ose mënyrë jetese jo të shëndetshme, thotë biologu Grace Dugdale.

Përkundrazi, gratë dhe burrat duhet të përpiqen të ulen në një peshë të shëndetshme shumë përpara se të mendojnë për fillimin e një familje. Ata duhet të konsiderojnë uljen e alkoolit dhe fillimin e marrjes së multivitaminave përpara se një grua të mbetet shtatzënë.

Kjo për shkak se mund të marrë një vit të plotë për shumë njerëz për të humbur peshë në një mënyrë të arsyeshme, ose të përshtaten në një dietë të shëndetshme që përmban ushqyesit që mendohet se rritin pjellorinë. Atëherë mund të duhen disa muaj që ato ndryshime të fillojnë dhe të prekin vezët e një gruaje, përderisa burrat shohin rezultatet në spermatozoidet e tyre rreth tre muaj pasi të bëjnë ndryshimet.

“Këshillat standarde janë të lejoni tre muaj para ngjizjes të përdorni acid folik dhe të jetoni shëndetshëm, por kjo nuk u jep njerëzve kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshimet e nevojshme. Gjërat themelore si kontrollimi i vitaminës D mund të bëjnë ndryshime të mëdha. Nëse njerëzit do t’i lejonin vetes kohë të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të arrinin një peshë të shëndetshme më herët, me të vërtetë do të bënte ndryshim” tha Dugdale.

Studimet sugjerojnë se deri në një në 10 burra mund të përmirësojnë pjellorinë e tyre duke bërë ndryshime në stilin e tyre të jetës, të tilla si ushtrimi tre herë në javë, apo kontrollimi i ushqimit dhe alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat