Kjo kompani e kafesë do t’ju paguajë 26,000 euro ta lini punën dhe ta shëtitni botën

Life style

Kjo kompani e kafesë do t’ju paguajë 26,000 euro ta lini punën dhe ta shëtitni botën

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 18:03
Ilustrim

Gjëja e parë që e bëjmë posa të zgjohemi është ta pimë një kafe për ta marrë energjinë e mjaftueshme që ta fillojmë ditën. Pas së gjithash, kafja është eliksiri i jetës.

Por, çfarë nëse një gotë kafe faktikisht mund t’jua ndryshojë edhe më shumë jetën për të mirë?

Nëse po pyetni se si, njoftohuni me “SToK Cold Brew Coffe”.

Ky është brend amerikan i cili është i specializuar për kafe, transmeton Telegrafi.

Kompania për momentin është duke i kërkuar tre persona me fat për t’i ndjekur ëndrrat e tyre të udhëtimit duke u dhënë edhe 26,000 euro bonus.

Nëse veç jeni mërzitur nga puna që e keni apo keni nevojë për pak aventurë në jetën tuaj, atëherë mjafton të jeni në dispozicion dy javë mes datave 1 tetor dhe 15 dhjetor 2019.

Krejt çfarë ju duhet të bëni është t’i postoni në rrjete sociale fotografitë dhe videot e përvojave tuaja.

Për t’u kualifikuar që ta fitoni këtë garë, ju duhet të jeni adhurues i rrjeteve sociale, të dini të bëni foto e video të mira me telefon dhe të dini t’i përdorni mirë hashtag-ët.

Paratë do të ndahen mes tre fituesve për t’ua mbuluar kostot e udhëtimeve.

Për të aplikuar, dërgojuani një e-mail kompanisë në [email protected] para datës 2 shtator.

Në e-mail duhet të përfshini një përmbledhje prej 300 fjalëve se çfarë bëni për momentin, bashkë me një shpjegim se çfarë do të dëshironit të bënit po t’i kishit 30,000 dollarë në xhepin tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat