Dëshironi një lëkurë të re e të butë edhe pas të 40-ve? Ja 7 gjërat që duhet të bëni - Bota Sot
Dëshironi një lëkurë të re e të butë edhe pas të 40-ve? Ja 7 gjërat që duhet të bëni

Life style

Dëshironi një lëkurë të re e të butë edhe pas të 40-ve? Ja 7 gjërat që duhet të bëni

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:25
Ilustrim

Kolagjeni është një proteinë strukturore që bie me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja pse lëkura fillon të varet dhe të krijojë vija jo të pëlqyeshme mes moshës 30 dhe 35 vjeç.

Sidoqoftë, nuk është vetëm pesha e viteve përgjegjëse për zhdukjen graduale të kolagjenit. Ekspozimi i tepërt në diell, ekspozimi ndaj ndotësve të mjedisit, stili jo i shëndetshëm i jetesës dhe ritualet jo të mira të ushqyerjes janë shkaktarë gjithashtu.  Ndërhyrjet estetike nuk janë gjithmonë një rast suksesi dhe për më tepër janë të kushtueshme. Fatmirësisht ekzistojnë edhe alternativa natyrale për të na ofruar një pamje të bukur, të re dhe një lëkurë të butë.

Ruani lëkurën nga dielli: Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lëkurën elastike dhe pa rrudha është kufizimi i ekspozimit në diell. Rrezet UV janë shkaku kryesor i shenjave të plakjes së parakohshme sipas ekspertëve. Përveçse shkaktojnë tharje të lëkurës dhe ashpërsim të saj, këto rreze të dëmshme rrisin ndjeshëm edhe rrezikun për kancer të lëkurës. Qëndroni në hije, përdorni aksesor mbrojtës ndaj diellit dhe produkte kozmetike me SPF të paktën 15.

Hidratohuni gjithmonë: Asgjë nuk e dëmton butësinë edhe elasticitetin e lëkurës më shumë se sa dehidratimi. Sigurohuni që të pini 8-12 gota ujë në ditë. Nëse djersitni, duhet të pini më shumë. Sasia e mjaftueshme e ujit gjithashtu nxjerr jashtë toksina duke i dhënë shkëlqim lëkurës suaj.

Përdorni krem hidratues pavarësisht llojit të lëkurës: Fakti që keni lëkurë të yndyrshme nuk do të thotë se nuk keni nevojë të hidratoheni rregullisht. Kjo pasi vaji dhe uji janë dy gjëra të ndryshme. Do të ishte mirë të zgjidhnit një hidratues që përmban përbërës natyralë dhe organikë.

Besojini vitaminës E të vajit të ullirit ose kokosit:Të dy këta vajra janë hidratues të mrekullueshëm të lëkurës. Falë përmbajtjes së vitaminës E, ata mbrojnë qelizat nga veprimi i radikaleve të lira. Vitamina E është një antioksidant i mirë për lëkurën pasi ndihmon në luftimin e vijave të holla, rrudhave dhe varjes së lëkurës e cila na bën të dukemi të moshuar.

Bëni rregullisht ushtrime: Përveçse na ndihmojnë të ruajmë një peshë ideale,  aktivitetet si aerobia, noti, ecja e shpejtë, biçikleta përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kjo gjë lejon që lëkura të furnizohet me të gjitha lëndët ushqyese dhe oksigjenin që i nevojitet ndërkohë që largon gjithë papastërtitë që e bëjnë atë të duket e lodhur.

Hani sa më shumë proteina: Duke qenë se lëkura është e përbërë kryesisht nga proteina, është me vend që të përfshini në dietën tuaj ushqime të pasura me to. Sigurohuni t’u besoni burimeve të shëndetshme të proteinave si gjoksi i pulës, i gjelit të detit, qumështi, vezët, frutat e thata, bishtajat, peshku ton, salmoni, etj.

Konsumoni ushqime me acide yndyrore omega-3: Përveç proteinave, shembujt e peshqve të përmendur më sipër janë gjithashtu edhe burime të mira të lëndëve ushqyese që e bëjnë lëkurën të jetë e butë, elastike dhe e shëndetshme: acidet yndyrore omega-3, të cilat mund t’i merrni dhe në formë kapsulash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...