Ky zakon i burrave shqetëson gratë më shumë sesa gërhitja - Bota Sot
Ky zakon i burrave shqetëson gratë më shumë sesa gërhitja

Life style

Ky zakon i burrave shqetëson gratë më shumë sesa gërhitja

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 12:47
Foto ilustruese

Burrat dhe gratë janë dy botë të ndryshme, kështu që nuk është për t'u habitur që ne shpesh shqetësohemi pak nga zakonet dhe praktikat e njëri-tjetrit.

Bashkëjetesa me partnerin është përplot momente të bukura, por gjithmonë ka disa gjëra që mund të na shqetësojnë.

Për shkak të disa zakoneve dhe praktikave mashkullore, dhe sjelljeve të grave, shpesh shkaktohet nervozizëm. Kjo kryesisht i referohet mungesës së pedanterisë dhe "gjërave të vogla" si lënia e çorapeve të pista në të gjithë shtëpinë.

Disa zakone të pavetëdijshme që nuk janë nën kontrollin e tyre, marrin edhe nervat tanë si p.sh. gërhitja, por kjo nuk duket se është gjëja që shqetëson seksin më të bukur në dhomë gjumi.

Një studim i kryer mbi më shumë se 1000 subjekte zbuloi se gërhitja ishte tejkaluar nga ‘vjedhja’ e batanijeve.

Të anketuarit duhej të vlerësonin skenarë të ndryshëm nga dhoma e gjumit dhe vendi i parë në listën më irrituese ishte të merrte batanije në anën e tyre të shtratit. Gërhitja erdhi në vendin e dytë.

Është interesante që i njëjti zakon nuk i mërzit shumë burrat - të anketuarit meshkuj shqetësohen më shumë kur një grua ha në shtrat.

I njëjti hulumtim ka treguar se çiftet me një shtrat më të madh janë përgjithësisht më të lumtur, gjë që është mjaft e logjikshme pasi gjumi më i rehatshëm siguron një ndjenjë kënaqësie dhe më pak ngarkesë për zakonet e tjera potencialisht irrituese.

Është gjithashtu interesante që 17 për qind e të anketuarve të martuar thanë se nuk e kishin mendjen të flinin herë pas here veçmas nga partnerët e tyre, pasi kjo e lehtësonte pushimin, dhe vetëm 8 për qind e burrave të martuar kishin të njëjtin mendim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...