Flini nën Drita e Veriut dhe nën yje në këtë shtëpi eskimeze në Finlandë

Life style

Flini nën Drita e Veriut dhe nën yje në këtë shtëpi eskimeze në Finlandë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:06
Ilustrim

Kjo shtëpi eskimeze në Finlandë është duke marrë shumë vëmendje – të paktën ditëve të fundit ka marrë qindra shikime në ‘Airbnb’.

Me lokacion në regjionet e Pelkosenniemit, thellë në pyjet e errëta dhe të paprekura të Finlandës, kjo shtëpi eskimeze një-dhomëshe ka romancë të shkruar në të.

Gjashtë kasolle të vogla akulli janë në dispozicion për t’u marrë me qira dhe të gjitha ato janë pjesë e një biznesi familjar.

Këto shtëpi eskimeze janë ideale për personat të cilët thjesht duan të humbasin diku në pyll për t’u relaksuar.

Hapësira brenda, e cila gjithmonë është në minus gradë Celsius, mund t’i akomodojë deri në katër njerëz dhe gjendet menjëherë afër liqenit Pyhajarvi dhe afër parkut nacional Pyha-Luosto.

Tualete? Dush? Mos u brengosni sepse të dyja gjenden menjëherë afër në fermën e nikoqirit. Gjithashtu keni edhe kuzhinë me dhomë të ndejës.

Varësisht nga periudha e vitit që e vizitoni, ky vend është ideal për t’i vëzhguar yjet dhe për t’i shikuar Dritat e Veriut apo Aurorën Polare.

Vlen të ceket se ky vend nuk rekomandohet për personat që nuk e pëlqejnë motin e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat