Tri këshillat që duhet ndjekur për t’iu pëlqyer të gjithë njerëzve që i takoni

Life style

Tri këshillat që duhet ndjekur për t’iu pëlqyer të gjithë njerëzve që i takoni

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Karizmi shpeshherë perceptohet si një trajtë të cilën ose e keni ose se keni, por ky është supozim i pasaktë, sipas psikologut Richard Reid, i cili thotë se gjithsecili mund të bëhet person i pëlqyer nga të gjithë nëse din si të veprojë.

Sipas tij, karizmi është krucial për zhvillimin tonë personal, për brendin autentik, dhe për të arritur shumë si në jetë, si në biznes.

Por, si të bëhemi një person i tillë i cili pëlqehet nga të gjithë? Ndiqni këto këshilla:

Qëndroni drejt

Nëse nuk qëndroni drejt, ju do të ndiheni me pak vetëbesim dhe do të perceptoheni në mënyrë të gabuar. Prandaj, ndryshimi i mënyrës si qëndroni e ndryshon psikologjinë e atyre që ju takojnë.

Të qëndruarit drejt e nxitë trurin tuaj të lirojë dopaminë, e cila ju bën të ndiheni më mirë dhe më me vetëbesim.

Dëgjoni më shumë se që flisni

Grekët e lashtë e kanë pasur një thënie fantastike: “Ne duhet të dëgjojmë dyfish më shumë se që flasim sepse i kemi  dy veshë dhe një gojë”. Njerëzve u pëlqen t’i ndajnë me tjerët historitë e tyre jetësore; ndërsa nëse ja jepni dikujt këtë mundësi duke i bërë pyetje dhe duke e dëgjuar, atëherë padyshim se ai person do ta vlerësojë këtë lart dhe do të dëshirojë t’ju mbajë afër.

Dhuroni komplimente

Komplimentet është dëshmuar se e rrisin vetëbesimin e njeriut deri në 34 për qind. Të qenit karizmatik ka të bëjë me mënyrën si i bëni tjerët të ndihen. Duke i bërë ata të ndihen mirë, padyshim se do të krijoni përshtypje të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat