Nëse nuk i bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare - Bota Sot
Nëse nuk i bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Life style

Nëse nuk i bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 08:35
Ilustrim

“Unë nuk kam kohë të ndjek konferenca.” “Kam shkuar herën e fundit në një konferencë dhe e vetmja gjë që mora ishte një dhimbje koke dhe një pirg me kartëvizita.” Nëse shpreheni kështu kur ju pyesin rreth eventeve apo koferencave të ndryshme, ndoshta duhet të krijoni një startegji më të vlefshme.

Në dukje të lodhshme, pjesëmarrja në këtë lloj organizimesh ju ndihmon të zgjeroni njohuritë tuaja, rrjetin e njohjeve dhe biznesin tuaj.

Njohuritë e reja, përmirësimi i atyre të vjetra, njohja me njerëz të rinj janë këto disa arsye esenciale për tu larguar nga zyra, ndoshta dhe vendi apo zona juaj e komfortit. Ja çfarë duhet të bëni që konferenca ku do të merrni pjesë, të mos ju duket një humbje kohe.

Zgjidhni me kujdes.

Njihuni me folësit dhe axhendën. Komunikoni me njerëzit që njihni për të zbuluar nëse do të jetë dikush prej tyre i pranishëm.

Vendosni një objektiv të qartë para se të merrni pjesë.

Kërkoni njohuri rreth teknologjisë apo mundësi punësimi? Qartësohuni për atë që doni të përfitoni nga një event.

Nëse eventi ka një aplikacion, shkarkojeni atë.

Ndiqni folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrjetet sociale. Planifikoni cilën pjesë të eventit doni të ndiqni dhe cilët sponsor doni të takoni.

Mbani shënime dhe ndajini ato me të tjerët.

Postoni online “fjalët me vlerë” nga folësit e eventit për t’ju treguar ndjekësve dhe klientëve tuaj që ju ecni me trendin e kohës.

Nëse eventi ka një after party shkoni atje dhe qëndroni larg telefonit tuaj.

Edhe pse e folura me njerëz të panjohur shpesh është e sikletshme, ju mund ta nisni bisedën me disa pyetje të thjeshta për të thyer akullin: “Si ju duk eventi?” apo “Çfarë mendoni për folësin e fundit?”. Nëse shihni dikë që duket i humbur, prezantohuni për ta njohur.

Komunikimi është i rëndësishëm.

Në të gjitha eventet që merrni pjesë mos harroni të prezantoheni të paktën me personin që është ulur pranë jush.

Krijoni kontakte

Shumë njerëz i pëlqejnë dhe i përdorin kartëvizitat. Ju mund të përdorni aplikacionin CamCard për t’i ruajtur kartëviztat direkt në telefonin tuaj.

Sigurohuni që të krijoni sa më shumë kontakte të mundeni.

Konferencat janë të vlefshme, kur gjeni atë të duhurën, ju merrni më shumë njohuri dhe lidheni më shumë me botën dhe njerëzit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...