Si t’i mbyllni poret pa shkuar fare te dermatologu

Life style

Si t’i mbyllni poret pa shkuar fare te dermatologu

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Të gjithë kemi pore, të cilat na furnizojnë me vajra natyralë në mënyrë që lëkura të jetë e butë dhe e hidratuar.

Ato kryejnë edhe funksione tjera, duke përfshirë eliminimin e toksinave në trupat tonë.

Por, poret mund të bllokohen dhe pastaj të zgjerohen.

Nëse keni lëkurë normale të yndyrshme, poret i keni më të hapura sesa personat me lëkurë më të tharë.

Do ta vëreni se lëkura juaj duket si lëvore portokalli me gropa të vogla, gjë e cila i dhuron fytyrës pamje me gropëza apo të teksturuar.

Kjo mund t’ju bëjë të dukeni më e vjetër dhe lëkura të duket më e keqe.

Gjithmonë mund të shkoni te dermatologu për t’ju ndihmuar me problemin e poreve të hapura, por ka mënyra tjera se si mund t’i minimizoni këto pore në mënyrë që të keni lëkurë të mirë.

Metoda me akull

Në vend se të shkoni te dermatologu, ju mund të përdorni akull në fytyrë për t’i ngushtuar poret.

Vetëm fërkojeni lëkurën me akull për rreth 20 sekonda.

Këtë përsëriteni dy herë në ditë dhe gjithashtu rekomandohet ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Metoda me sodë buke

Ky përbërës i zakonshëm i kuzhinës mund t’ju ndihmojë t’i balanconi nivelet pH të lëkurës dhe t’i largoni grimcat e ndryshme në fytyrë.

Përzieni dy lugë gjelle ujë të vaktë me sodë të bukës për ta krijuar një pastë.

Pastën aplikojeni në fytyrën dhe filloni të bëni masazh në lëvizje rrethore.

Pastrojeni me ujë të ftohtë pas 30 sekondave.

Këtë tretman përsëriteni një javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat