10 dallimet kryesore të njerëzve të pasur, çfarë bëjnë ndryshe nga të tjerët - Bota Sot
10 dallimet kryesore të njerëzve të pasur, çfarë bëjnë ndryshe nga të tjerët

Life style

10 dallimet kryesore të njerëzve të pasur, çfarë bëjnë ndryshe nga të tjerët

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:08
Bill Gates

Ju ndoshta nuk i dini të gjitha statistikat, por 26 miliarderët më të pasur në botë zotërojnë pasuri të barabarta me ato të 3.8 miliardë njerëzve më të varfër të popullsisë së botës

Për disa prej nesh, kjo nuk duket e drejtë, por ende ekziston pyetja se si e kanë arritur të pasurit këtë.

Kur të filloni ta studioni këtë temë, kuptoni se njerëzit e pasur kanë disa zakone të përbashkëta që i ndihmuan të bëhen kaq të suksesshëm financiarisht.

1. Të japësh dhe të ndash me të tjerët është shenjë e mendjeve të pasura

Së pari, dhuro! 79% e të pasurve kanë qenë vullnetarë dhe kanë bërë bamirësi. Ata e kanë bërë zakon të ndajnë kohën dhe të ardhurat me njerëzit e varfër.

Dhurimet, bamirësia dhe dhuratat për miqtë dhe të afërmit nuk janë vetëm një shenjë e një zemre të mirë, por edhe e një jete të pasur. Të pasurit e dinë që paratë duhet të lëvizin dhe të shkojnë te njerëzit që kanë nevojë për to.

2. Mos thuaj JO

Përpiqu të numërosh se sa herë në ditë thua “jo” ose sa herë refuzon idenë e dikujt. Edhe nëse je 100% i sigurt që diçka nuk do të funksionojë, thjesht prit. Jepi pak kohë dhe ji më mendjehapur. Të jesh tolerant dhe i duruar është thelbësore kur bëhet fjalë për pasuri të shëndetshme.

3. Mos u merr me thashetheme nëse do të bëhesh i pasur

Thashethemet i dëmtojnë marrëdhëniet dhe mbyllin dyert e suksesit. Njerëzit e pasur e kanë zakon të mos thonë asgjë pas shpine. Nëse keni një problem me dikë, është më mirë të shkoni tek ai person dhe të bisedoni drejtpërdrejt me të. Një qëndrim i tillë do t’i shtojë më shumë pikë reputacionit tuaj.

4. Kini një qëllim, jo një shpresë

Nëse doni të jeni të suksesshëm, vendosni një qëllim, mos mbani vetëm shpresa e dëshira. Nuk mund ta kontrolloni rezultatin e një ëndrre. Duke planifikuar dhe duke ditur saktësisht se çfarë dëshironi, do të ndërmerrni hapa drejt pasurisë.

5. Njerëzit e pasur nuk shpresojnë të fitojnë lotari

Thomas Corley, një autor që studionte “si të bëhem milioner”, arriti në përfundimin se një njeri i suksesshëm nuk pret për të fituar lotarinë. Kjo nuk do të thotë që nuk ndërmarrin rreziqe. E bëjnë, absolutisht! Por çështja është se ata llogaritin gjithçka përpara dhe mbështeten te vetja, jo në një pasuri që nuk është e sigurt.

6. Njerëzit e pasur lexojnë shumë

Bill Gates thotë se lexon 50 libra në vit dhe kjo i jep atij një avantazh shumë të madh. Por ai nuk është i vetmi ndër njerëzit e pasur që është i bindur se leximi është “një mënyrë”. Sidoqoftë, nuk është fjala për libra argëtues, por edhe për ata që përmbajnë informacione mbi zhvillimin, ata që ju edukojnë dhe ju japin ide të reja. 11% e njerëzve të pasur dhe 79% e njerëzve të varfër lexojnë për qejf.

7. Nuk është e nevojshme të dukesh

Një kirurg i suksesshëm plastik në Boston thotë se, në të vërtetë, njerëzit e pasur nuk janë ata që zakonisht veshin rrobat më të shtrenjta. Ata nuk blejnë makina të vitit të fundit dhe as çanta super të shtrenjta. Fqinji juaj mund të jetë miliarder, por kurrë nuk do ta mësoni këtë.

8. Të pasurit kujdesen për buzëqeshjen e tyre, çdo ditë

62% e të pasurve rrinë çdo ditë duke qeshur në krahasim me vetëm 16% e njerëzve të varfër. Buzëqeshja është një nga gjërat e para që vërejmë te një person. Mund të prishë të gjithë imazhin tuaj nëse keni frymë të keqe dhe dhëmbë të verdhë.

9. Marrja borxh është ves i të varfërve

Biznesmeni amerikan David Ramsey thotë se të pasurit qëndrojnë larg borxhit. Nëse kanë nevojë për të blerë diçka, ata kursejnë para dhe paguajnë me para në dorë.

Huamarrja, borxhet, kredia në bankë për pushime ose për një makinë nuk duket e arsyeshme, sepse duhet të paguani interesa. “Borxhi është një pengesë e madhe për nëse do të bësh pasuri “, – këshillon Ramsey. Të jetosh përtej mundësive të dikujt dhe pamundësisë për të numëruar paratë nuk mund të sjellë sukses.

10. Nuk mund të kesh sukses i vetëm

Njerëzit e pasur ndërtojnë ekipe! Ata nuk mund të bëjnë gjithçka vetë, sepse nuk janë njerëzit më të zgjuar në botë. Nëse nuk dinë diçka, u japin detyra të tjerëve që dinë më shumë për këtë gjë. Nuk është turp të kërkosh ndihmë te njerëzit e tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...