Truku prej 60 sekondash gjatë dushit në çast do të pengojë ndezjen e muskujve pas stërvitjes

Life style

Truku prej 60 sekondash gjatë dushit në çast do të pengojë ndezjen e muskujve pas stërvitjes

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 07:30
Ilustrim

Stërvitjet ndikojnë në prodhimin e endorfinës, prandaj për këtë shkak ndihemi mirë pas ushtrimeve

Edhe pse shkëlqeni nga vrulli i endorfinës, jeni të lumtur që në palestër keni nxjerrë stresin dhe hidhërimin nga vetja, diç më vonë ndezja e muskujve do t’ju rikujtojë që nuk është çdo gjë ashtu siç keni menduar.

Ekziston mënyra që të pengoni ndjenjën e ndezjes dhe të shtangimit të muskujve një ditë pas stërvitjeve, mirëpo mund jenë pak edhe e pakëndshme.

Mënyra më e mira që t’u ndihmoni muskujve tuaj është që të hyni nën dush pas stërvitjeve.

Mirëpo, nuk është fjala për dushin e ngrohtë dhe të këndshëm, por për atë në të cilin temperatura do të sillet nga e ngrohta deri te e ftohta dhe anasjelltas.

Ky tip kontrast i dushit kur ndryshoni temperaturën e ujit në çdo 20 deri 30 sekonda, dhe atëherë lëshoni ujë sa më të ftohtë në 20 deri në 30 sekonda. Kjo do të ndikojë në zvogëlimin e ndezjes por edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ndonëse edhe një minutë do të jetë e dobishme, 10 runde do t’ju ndihmojnë që ndezja e muskujve të jetë një e kaluar e largët.

Ideja është që keni pompë të posaçme të jashtme për qarkullim të gjakut e cila do të ftohë muskujt tuaj në mënyrë që sa më shumë gjak të rrymojë nëpër ta. Dhe kur sërish ngrohni muskujt gjaku kthehet.

Kjo mënyrë sjell gjak të freskët dhe materie ushqyese në muskuj dhe ndihmon në këndellje të shpejtë.

Herën tjetër kur e teproni me ushtrimet dhe keni ndjenjë që do të keni ndezje muskujsh, provoni këtë truk, i cili me siguri do t’ju ndihmojë shumë në ecje gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat