Simptomat që tregojnë se jeni prekur nga depresioni veror

Life style

Simptomat që tregojnë se jeni prekur nga depresioni veror

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Depresioni sezonal, nuk ka të bëjë vetëm me stinën e dimrit. Edhe depresioni veror, është gjithashtu një problem serioz. Ja cilat janë shenjat që tregojnë se jeni prekur nga ky lloj depresioni:

Pagjumësia

Vera ka ditë më të gjata dhe netë më të shkurtra. Kjo mund të prishë ciklin tuaj të vendosur gjatë muajve të dimrit. Ndryshimi i regjimit të gjumit, ka gjasa të shkaktojë depresion, madje edhe tek fëmijët. Pa sasinë e duhur të gjumit, trupi juaj çliron më shumë kortizol, një hormon i stresit, ndaj ndjeshmëria juaj në shumë fusha mund të rritet.

Çfarë mund të bëni: Përpiquni të ruani oraret e njëjta të gjumit me ato në dimër. Ose bëni një zhvendosje graduale nga zakonet e pushimit, duke përdorur perde të errëta për të bllokuar rrezet e diellit, ose kufje në vesh për të bllokuar zhurmat.

Dëshironi të zhdukeni nga qarkullimi për disa ditë

Njerëzit e bëjnë këtë gjatë dimrit, por është shumë më e vështirë gjatë verës. Për shkak se gjatë verës ka aktiviteteve sociale shtesë, dhe shpesh është e vështirë t’u shpjegosh miqve se dëshiron të rrish pak kohë vetëm.

Çfarë duhet bërë: Shkëputuni për disa kohë, mund t’u thoni miqve ku po shkoni, dhe më vonë tregojuni se si po ndjeheni. Jepini atyre një mënyrë për t’ju kontaktuar, por kërkojuni që t’u telefonojnë ose shkruajnë vetëm në raste urgjente.

Jeni konkurrues dhe të zhytur në stres

Gjatë sezonit të verës, të gjithë përpiqen të tregojnë diçka nga vetja tyre. Kjo mund të jetë fiziku i tyre i ri pas stërvitjeve në palestër gjatë dimrit, apo disa selfie të bukura në ndonjë plazh të veçantë. Ju mund të bëheni ziliqarë nga kjo, dhe të ndjeni se duhet të lëvizni për të bërë diçka të veçantë.

Çfarë mund të bëni: hartoni një axhendë që ju lejon të shijoni si pushimet, por pa u sofrcuar. Edhe nëse mund të jeni i zënë me shumë punë, duhet të ndaleni një moment dhe të thoni: “Është koha që të nisem me pushime, dhe te kem disa kujtime të bukura nga kjo verë”. Shkoni në plazh, bëni sa më shumë selfie. Dhe sigurohuni që të mos jeni shumë konkurrues në këtë aspekt.

Keni probleme me imazhin e trupit tuaj

Është verë, dhe nuk keni punuar si keni dashur me trupin tuaj? Epo, së pari nuk ka rëndësi se si dukeni. Depresioni na bën ndonjëherë ta urrejmë mënyrën sesi dukemi, diçka që është e gabuar.

Çfarë duhet të bëni: sfidoni veten, dhe mos e vrisni mendjen për atë që mendon shoqëria mbi pamjen tuaj të jashtme. Bukuria vjen në shumë forma dhe madhësi, dhe nëse dikush tjetër nuk e vlerëson, atëherë mendimi i tij s’duhet të ketë rëndësi për ju. Në shumicën e kohës, depresioni buron nga frika e asaj që mendojnë të tjerët, ndaj këtë verë vishni gjithçka që doni, dhe shijojeni kohën plot diell.

Jeni një person, që nuk doni të dilni jashtë për qejf

Ka shumë njerëz që urrejnë të dalin jashtë shtëpisë pas punës. Dhe këta janë të predispozuar të preken nga depresioni veror. Gjendja e tyre shpirtërore gjatë kësaj stine, është zakonisht shumë e luhatshme. Ata që urrejnë të dalin jashtë gjatë verës, nuk marrin në mënyrë natyrale nga rrezet e diellit vitaminën D, që i ndihmon në luftën kundër depresionit.

Humbja e interesit në shumë gjëra

Si rregull, stina e verës duhet të sjellë një interes të ripërtërirë për të gjitha llojet e gjërave. Por për disa njerëz, vera është e mbushur me shumë ndryshime në dinamikën e familjes, ndryshime në marrëdhënie, lëvizje, sëmundje të papritura. Ndaj ata duket se kanë më pak motivim, dhe kjo u shkakton humbje interesi për kaq shumë gjëra.

Çfarë duhet të bëni: Fokusoni tek gjërat që doni, dhe aktivitetet që i bëjnë zakonisht fantastike pushimet tuaja. Pavarësisht cilat mund të jenë pengesat, duhet të bëheni më kreativë, dhe të rigjeni frymëzimin tuaj. Kjo mund të mos jetë e lehtë, por mjafton pak mbështetje nga miqtë, dhe gjerat mund të kthehen sërish në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat