Çfarë nuk është në rregull me ju nëse gjatë seksit me partnerin tuaj keni në mendje dikë tjetër?

Life style

Çfarë nuk është në rregull me ju nëse gjatë seksit me partnerin tuaj keni në mendje dikë tjetër?

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Menjëherë ta sqarojmë – patjetër ka dallim a është fjala për fantazinë, personazhin e imagjinuar apo bandillin e skenës apo kolegun tuaj nga puna

Kur një femër gjatë seksit fillon të mendojë për mashkullin tjetër, ndërkaq ai mashkull nuk është produkt i imagjinatës apo i personazhit nga faqet e para të revistave, atëherë kjo nuk kërcënon marrëdhënien e saj në lidhjen me partnerin aktual.

Nëse, megjithatë, gjatë seksit imagjinoni partnerin tuaj që bën dashuri edhe me ndonjë tjetër apo që aty është ndonjë i tretë, atëherë keni fetish dhe e dëshironi treshen.

As kjo nuk do të thotë që nuk jeni të kënaqura me lidhjen, as që e doni më pak partnerin, por thjesht dëshironi t’i zgjeroni përvojat tuaja seksuale, pra nuk ka asgjë të keqe. Pra, kur është koha për alarm?

Kur gjatë seksit mendimet tuaja bredhin në drejtim të kolegut tuaj nga puna apo në drejtim të ndonjë mashkulli tjetër të njohur dhe kur në vend të partnerit tuaj imagjinoni që po bëni dashuri me të.

Atëherë është vetëm çështje kohe kur partneri seksual pikërisht do të jetë personi mbi të cilin fantazoni për shkak që – siç është tashmë mirë e njohur – një femër ndahet atëherë kur mendja e saj është në vend krejtësisht tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat